LAJMI I FUNDIT:

Modric: Do t’i jepja katër titujt e Ligës së Kampionëve për trofeun e Kupës së Botës

Modric: Do t’i jepja katër titujt e Ligës së Kampionëve për trofeun e Kupës së Botës
Luka Modric (Getty Images)

Luka Modric ka shpjeguar se finalja e Kupës së Botës do të thotë shumë për të, duke thënë se ai do të dhuronte katër titujt e tij të Ligës së Kampionëve për të fituar trofeun.

Kroacia ka kaluar në finale të Kampionatit Botëror, në të cilën ata do të përballen me Francën në Moskë, pas tejkalimit të Nigerisë, Argjentinës dhe Islandës në fazën e grupit, pastaj duke mposhtur edhe Danimarkën dhe Rusinë në penallti.


Në gjysmëfinale, Kroacia mposhtën Anglinë 2-1 në sajë të një goli të Mario Mandzukic në kohë shtesën, pasi 90 minutat kishin përfunduar me barazim 1-1.

Fituesi i 'Topit të Artë', Luka Modric kishte një fëmijëri brutale – Ishte refugjat, gjyshin ia kishin qëlluar për vdekje në luftë dhe u refuzua disa herë nga disa klube kroate
Lexo po ashtu Fituesi i 'Topit të Artë', Luka Modric kishte një fëmijëri brutale – Ishte refugjat, gjyshin ia kishin qëlluar për vdekje në luftë dhe u refuzua disa herë nga disa klube kroate

Kjo ka qenë një rrugë e vështirë për finalen, por ylli i Real Madridit, i cili ka fituar të gjitha trofetë e tij kontinental në Bernabeu, është i vendosur të përfitojë më shumë nga ajo që ka të ngjarë të jetë një mundësi një herë në jetë.

Luka Modric (Getty Images)

Modric ka deklaruar se do t’i jepte gjithë titujt e Ligës së Kampionëve për trofeun e Kampionatit Botëror.

“Do të dhuroja të gjithë katër titujt e Ligës së Kampionëve për këtë [Kupën e Botës]”, ka thënë fillimisht Modric.

Modric ende nuk është i kënaqur: Dua të kthehemi në shtëpi me medalje
Lexo po ashtu Modric ende nuk është i kënaqur: Dua të kthehemi në shtëpi me medalje

“Pa marrë parasysh se çfarë ndodh në finale, kjo është historia më e madhe e suksesit në sportin kroat, por të gjithë kemi dëshirën për të qenë kampionë”.

“Ne jemi plot besim, kemi karakter dhe ne kemi gjithçka që një ekip duhet të ketë për të qenë kampion i botës”, përfundoi mesfushori kroat. /Telegrafi/