LAJMI I FUNDIT:

Fituesi i ‘Topit të Artë’, Luka Modric kishte një fëmijëri brutale – Ishte refugjat, gjyshin ia kishin qëlluar për vdekje në luftë dhe u refuzua disa herë nga disa klube kroate

Fituesi i ‘Topit të Artë’, Luka Modric kishte një fëmijëri brutale – Ishte refugjat, gjyshin ia kishin qëlluar për vdekje në luftë dhe u refuzua disa herë nga disa klube kroate

Luka Modric është dashur të kapërcejë shumë vështirësi serioze përpara se të bëhej një futbollistë profesionist.

Kur kapiteni i Kroacisë ishte vetëm 6 vjeç, jeta e tij u trondit kur gjyshit i tij i dashur ra në duart e banditëve militantë serb, ndërsa ai u detyrua të jetonte si refugjat në atdheun e shkatërruar nga lufta.


Por, pavarësisht vështirësive të tilla, kjo nuk e ndaloi djaloshin ambicioz që të bëhej një nga lojtarët më të mirë të planetit dhe tani si 32 vjeçar, një super yll global.

Më 8 dhjetor 1991, gjatë Luftërave Ballkanike, milicia e dhunshme serbe e sulmoi Modricin, një fshat i vogël pranë maleve të Velebit në Dalmacinë Veriore dhe shkaktoi terror për familjet kroate që nuk kishin ikur nga vendlindja.

Pamje nga lufta

Luka Modric Snr (gjyshi), i cili po i ruante bagëtitë e tij në një rrugë të braktisur, u kap nga një grup serbësh ku u ekzekutua brutalisht së bashku me pesë vendas të tjerë.

Ideja ishte të dërgohej një mesazh te banorët e tjerë të Modricit që ata duhet të largoheshin nga qyteti i tyre.

Vdekja e goditi fort Lukan. Ai ishte rritur nga gjyshi i tij Luka Modric Snr, pasi që prindërit e tij Stipe dhe Radojka punonin për orë të gjata në një fabrikë veshjesh për të mbështetur familjen financiarisht.

Pas incidentit, prindërit e tij u detyruan të largoheshin nga Modrici dhe kërkuan strehim në Hotel Iz në qytetin e Zadarit.

Qyteti Zadar u kthye në shtëpi të dytë të Modric

Pa energji elektrike apo ujë të pijshëm, zhurmat e granatave dhe plumbave u bënë një dukuri e përditshme për Lukën dhe motrën e tij Jasminan, për të mos përmendur shmangien e minave tokësore që mund të dërgonin tek vdekja në çdo moment.

Por kjo nuk e ndaloi djaloshin që të shkelmonte një top futbolli të vogël dhe të luante në parkingun e hoteleve, duke ëndërruar që një ditë fitonte ekzistencën e tij që ishte shkatërruar nga lufta.

Është një rrëfim i shkëlqyer për të pasurit, që është testament i përkushtimit, pasi që katër herë fituesi i Ligës së Kampionëve, e ka arritur këtë pas një tragjedie të tmerrshme.

Modric rrallë flet për vështirësitë e tij, por kur ai nënshkroi për Spurs në vitin 2008, foli për këtë periudhë të fëmijërisë së tij.

“Kur filloi lufta u bëmë refugjatë dhe kjo ishte një kohë shumë e vështirë. Isha gjashtë vjeç. Ishin kohë të vështira”.

“Ne jetuam në një hotel për shumë vite, ndërsa ne luftonim edhe financiarisht, por gjithmonë e doja futbollin. Mbaj mend që mbrojtëset e mia të para i kam pasur të Ronaldos brazilianit dhe i kam dashur shumë ato”.

“Lufta më bëri më të fortë, ishte një kohë shumë e vështirë për mua dhe për familjen time. Unë nuk e përmend gjithmonë, por nuk do ta harroj atë”.

Kjo është një rezistencë mendore që i ka shërbyer edhe Modricit gjatë karrierës së tij.

Megjithatë, kur Modric ishte 10 vjeç, ai nuk u pëlqye madje u refuzua nga disa trajner.

Hajduku i Splitit nuk e pranoi, por ishte Tomisllav Basic, një trajner që e njihte Modricin nga Zadar, e mori në prova te Dinamo Zagreb.

Nga aty talenti i tij lulëzoi, ku kaloi te Tottenham  dhe pastaj te Real Madrid ku edhe sot është një shtyllë e këtij klubi dhe një nga futbollistët më të vlefshëm në botë.

Familja

Jeta e tij personale nuk mund të ishte shumë më e mirë.

Ai u martua me Vanja Bosnic, e cili është agjente e tij. Ai i dha fund beqarisë në vitin 2010 në kryeqytetin kroat, Zagreb.

Çifti u takuan për herë të parë në agjencinë sportive Mamic, ku ajo punonte.

Ish-bashkëlojtari i Tottenhamit dhe tani te Kroacia, Vedran Corluka, ishte dëshmitar kryesor në martesën e tyre.

Fëmija i parë i çiftit është djali Ivano dhe lindi vetëm tri javë pas martesës së tyre.

Pastaj ka edhe dy vajza, Ema dhe Sofja.

Suksesi me Kroacinë dhe Topi i Artë

Luka Modric ka treguar formë të lartë me Kroacinë dhe Real Madridin në këtë vit.

Ai fitoi Ligën e Kampionëve, ndërsa pas një muaji bëri një paraqitje të jashtëzakonshme në Kampionatin Botëror.

Me Kroacinë ai zuri vendin e dytë, duke u mposhtur në finale nga Franca.

Por paraqitjet e mira bën që ai të fitojë të gjithë trofetë individual të mundshëm , i fundit ‘Topi i Artë’ me një diferencë të madhe votash./Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori