LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina-Vëllaznimi, sfida çerekfinale të Superkupës

Sigal Prishtina-Vëllaznimi, sfida çerekfinale të Superkupës
(Foto: basketbolli.com)

Sfida e dytë çerekfinale në Superkupën e Kosovës në basketboll do të zhvillohet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit.

Bardhekaltrit në Superkupë do të luajnë vetëm me basketbollistë vendorë, me shpresë se do të paraqiten sa më mirë në këtë garë shumë të rëndësishme.


Prishtina është skuadra më e trofeshme në basketbollin e Kosovës, ndërkohë Vëllaznimi edicionin e kaluar ishte shpallur kampion i Ligës së Parë dhe është inkuadruar në elitën e basketbollit të Kosovës.

Basketbollisti i talentuar i Prishtinës, Meriton Ismaili, ka thënë se janë 100 për qind të gatshëm për Superkupë.

“Këtë edicion ja kemi filluar me të gjithë lojtarët vendorë dhe kemi filluar përgatitjet me intensitet shumë të lartë. Për Superkupë jemi 100 për qind të gatshëm dhe do të japim maksimumin tonë. Shpresojmë se do të kemi paraqitje sa më të mirë si në Superkupë, po ashtu edhe në Superligën e Kosovës në basketboll”, deklaroi Ismaili për faqen zyrtare të FBK-së.

Ndërkohë, Driton Rraci i Vëllaznimit theksoi se janë duke u komponuar sa më mirë për këtë garë.

“Kemi filluar përgatitjet para dy javësh me trajnerin e ri dhe me një pjesë të përforcimeve, kurse në ditët në vijim pritet të na bashkangjiten edhe lojtarët tjerë e të komponohemi sa më mirë. Shpresojmë në paraqitje pozitive”, theksoi Rraci për faqen zyrtare të FBK-së.

Fituesi i kësaj përballje në gjysmëfinale do të ndeshet me fituesin e sfidës Rahoveci-Trepça.

Orari

Gjakovë, 21 tetor

17:00 Rahoveci – Trepça

19:30 Sigal Prishtina – Vëllaznimi

Prizren, 22 tetor

17:00 Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni

19:30 Peja – Bashkimi

Në trend Sport

Më shumë

"Shqiponja" e Ardian Ismajlit tërbon serbët - fotoja e albumit po shitet edhe në Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
U raportua se Akil Gjakova është vetëdorëzuar, policia jep detajet - reagon edhe Federata e Xhudos

U raportua se Akil Gjakova është vetëdorëzuar, policia jep detajet - reagon edhe Federata e Xhudos

Xhudo
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

Përfaqësueset
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Kalo në kategori