LAJMI I FUNDIT:

Rahoveci ironizon FBK-në: Baneri racist i Yllit u dënua me 500 euro, festa e Vreshtarëve me 300 euro

Rahoveci ironizon FBK-në: Baneri racist i Yllit u dënua me 500 euro, festa e Vreshtarëve me 300 euro

KB Rahoveci ka ironizuar me FBK-në me anë të një postimi në faqen zyrtare të klubit.

Klubi vreshtar shënoi fitoren më të madhe të këtij edicioni duke siguruar përparësinë e përballjeve direkte me Yllin që mund të lehtësojë plasmanin në playoff nga vendi i tretë në fund të sezonit.


Edhe pse pa palestër, rreth 1500 tifozë të Rahovecit festuan në Gjakovë për triumfin e madh, triumf i cili nuk kaloi pa u dënuar.

FBK dënoi klubin Vreshtar me 300 euro për festën pas përfundimit të ndeshjes, një vendim ky që nuk është pritur mirë në qytetin e verës dhe të rrushit që tash po frymon basketbollin.

Në një postim në faqen zyrtare të klubit, ironizohe vendimi i FBK-së për të dënuar me vetëm 500 euro KB Yllin për banerin racist të tifozëve “Rahovec = Made in Bugaria”, teksa festa e tifozëve u dënua me 300 euro.

Nuk është hera e parë që klubi Vreshtar ka përplasje publike me FBK-në, pasi ky klub ka shprehur paknaqësi në federatë edhe për referimin duke akuzuar institucionin më të lartë të basketbollit për trajtim të pabarabartë dhe për mungesë të përkrahjes për shkak të mungesës së palestrës.

Rahoveci po e kërkon plasimin në playoff për herë të parë në histori, pas një sërë paraqitjesh të suksesshme këtë sezon në IP Superligën e Kosovës në basketboll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Super Liga
Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Premier League
Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori