LAJMI I FUNDIT:

Rabiot pas derbit: Barazimi rezultat i drejtë, Juventusi mendon për titull

Rabiot pas derbit: Barazimi rezultat i drejtë, Juventusi mendon për titull

Adrien Rabiot këmbëngul se barazimi 1-1 në shtëpi me Interin ‘është një rezultat i mirë’ dhe e ka pranuar se lojtarët e Juventusit flasin dhe e shohin vetën si sfidues për Scudetto.  

Bardhezinjtë kishin kaluar në epërsi në Derby d’Italia këtë mbrëmje përmes Dusan Vlahovic në një asistim të Federico Chiesa, por Lautaro Martinez më pas barazoi shifrat.


“Mendoj se është një rezultat i mirë. Ne donim të fitonim, padyshim, por ata janë një ekip shumë i vështirë për të luajtur kundër tyre. Ne nuk jemi as në gjysmë të sezonit, kështu që kemi kohë për të marrë më shumë pikë”, deklaroi fillimisht Rabiot.

Max Allegri dhe drejtori Cristiano Giuntoli vazhdojnë të këmbëngulin se objektivi i Juventusit është të përfundojë në top katërshe, por Rabiot nuk mendon kështu.

“Objektivi për të cilin flasim në dhomat e zhveshjes është padyshim që të fitojmë Scudetton. Ne jemi kampionë, duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë dhe besoj se mund ta bëjmë”, deklaroi Rabiot.

Notat e lojtarëve, Juventus 1-1 Inter: Lautaro dhe Chiesa më të mirët
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Juventus 1-1 Inter: Lautaro dhe Chiesa më të mirët

Hendeku në krye të tabelës mbetet vetëm dy pikë midis liderit Inter dhe Juventusit të vendit të dytë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori