LAJMI I FUNDIT:

Rabiot ‘dorëzohet’ nga gara për titull: Juventusi duhet të luftojë për vendin e dytë

Rabiot ‘dorëzohet’ nga gara për titull: Juventusi duhet të luftojë për vendin e dytë

Adrien Rabiot ka pranuar se Juventusi ishte ‘i plogësht’ dhe ka humbur formën e tyre në fazën defanzive pas barazimit me rezultat 2-2 ndaj Hellas Veronës, duke i thënë ‘lamtumirë’ Scudettos.

“Ne duhet të jemi real dhe të luftojmë për vendin e dytë”, ishin fjalët e Rabiot pas përfundimit të ndeshjes.


Hellas Verona mbetet në fund të tabelës, ndërsa Juventusi tani numëron vetëm dy pikë në katër ndeshjet e fundit ndaj Empolit, Interit, Udineses dhe Veronas.

“Ne patjetër duhej të kishim bërë më shumë, ne kemi lëshuar shumë pikë së fundmi. Ne duhet të rikthehemi, por filluam të luajmë pak vonë në pjesën e dytë”, ka thënë Rabiot për DAZN.

Juventusi ka harruar se si duhet të fitojë, ndalet edhe nga Verona
Lexo po ashtu Juventusi ka harruar se si duhet të fitojë, ndalet edhe nga Verona

“Detajet bëjnë diferencën, për shembull goli i dytë, ishim shumë prej nesh për të lejuar një gol të tillë. Ne duhet të gjejmë përsëri unitetin dhe formën që kishim më parë, kur ne rrallë herë pësonim gola”.

“Verona janë një ekip i talentuar, ne duhet të rikthehemi në formë, sepse është e rëndësishme që të gjejmë rrugën tek fitoret dhe vetëbesimi”, është shprehur reprezentuesi francez.

“Ne duhet të jemi real tani, Interi janë në rrugë të mirë dhe ne duhet të luftojmë që të mbajmë pozitën e dytë. Arritëm deri këtu me 53 pikë dhe tani duhet të rigjejmë përsëri atë formën që kishim dhe të luftojmë për vendin e dytë”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori