LAJMI I FUNDIT:

Qëndrimi i Mbappes, e ardhmja e Neymarit dhe detajet të tjera: Galtier deklarohet për herë të parë si trajner i PSG-së

Qëndrimi i Mbappes, e ardhmja e Neymarit dhe detajet të tjera: Galtier deklarohet për herë të parë si trajner i PSG-së

Christophe Galtier është zyrtarisht trajneri i Paris Saint Germain. Pas shkarkimit Mauricio Pochettinos, klubi kryeqytetas ka prezantuar edhe trajnerin e ri, që do të marrë drejtimin e skuadrës për të nisur menjëherë përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

Në konferencën për shtyp, Galtier u shoqërua nga presidenti Nasser Al Khelaifi dhe foli për marrëdhëniet e tij me drejtorin sportiv Luis Ocampos, vendimin e Kylian Mbappe për të qëndruar dhe skemën që dëshiron të përdorë.


Si ndjeheni në detyrën e trajnerit të PSG-së?

Jam i prekur dhe krenar. Sapo mbërrita në “Parc des Princes”, pashë fjalinë “Këtu është Paris” dhe kuptova menjëherë pritshmëritë. Duhet t’i bëjmë njerëzit të lumtur dhe përderisa e kam pranuar këtë përgjegjësi, do të thotë se jam i aftë t’ia dal. Vetëm është shumë e vështirë, por nëse jemi të gjithë bashkë, atëherë mund të bëjmë shumë mirë. Prania e Lucas Ocampos është padyshim një faktor i rëndësishëm që unë jam këtu.

Zyrtare: Christophe Galtier, trajner i ri i PSG-së
Lexo po ashtu Zyrtare: Christophe Galtier, trajner i ri i PSG-së

PSG një klub ndryshe nga të tjerët ku keni punuar

Kur luan mirë, ke më shumë shanse për të fituar. Këtu do të ketë një qasje tjetër, ndryshe nga klubet e tjera ku kam qenë. PSG ka kontrollin e topit dhe do të ndërtojmë një ekip sulmues, që di të ruajë balancat.

A i keni takuar futbollistët?

Nuk i kam takuar dhe nuk kam folur me asnjë prej tyre, por do t’u përshtatem shumë mirë. E kam shumë të qartë idenë se si duhet të luajmë, pasi dëshiroj të vendosemi shumë lart dhe të kontrollojmë topin. Natyrisht po shikojmë me pozitivitet aplikimin e mbrojtjes me tre, por ajo që ka rëndësi është që të gjithë të luajnë në rolin e tyre të preferuar dhe skuadra të mos e humbë ekuilibrin.

Zyrtare: Shkarkohet Pochettino
Lexo po ashtu Zyrtare: Shkarkohet Pochettino

Raportet me Luis Ocampos

Punojmë bashkë prej shumë vitesh dhe kuptohemi në mënyrë perfekte. Ai gjen dhe blen lojtarët, por unë jam gjithmonë miratimin,. Unë i shpjegoj idenë time dhe atë çfarë dua nga një lojtar, ndërsa më pas kam besim të plotë se ai do të sjellë profilin e duhur.

Prejardhja marsejeze

Unë kam lindur në Marseille dhe ky është një fakt, por dëshiroj të fitoj dhe ku më mirë sesa te PSG-ja mund ta bëj këtë. Kam lënë mënjanë prejardhjen time, për të stërvitur futbollistë të mëdhenj dhe fituar trofe të rëndësishëm.

A ka vend në skuadrën tuaj për Neymar?

Cili trajner nuk do ta donte Neymar në ekip? Ai është një futbollist i klasit botëror dhe unë kam një ide të qartë se si dua ta përdor. Shpresoj që të qëndrojë me ne.

Ju lumturon fakti që Mbappe qëndroi te PSG?

Si një trajner francez, jam shumë i lumtur që Kylian do të vijojë të luajë në kampionatin tonë dhe akoma më i lumtur që do ta stërvit unë te PSG-ja. E njoh shumë mirë dhe i di pritshmëritë e tij për ekipin. Është shumë i shpejtë dhe i fortë teknikisht, ndaj nëse këto cilësi vihen në shërbim të ekipit, atëherë do të jetë diçka fantastike.

A do të jetë në gjendje PSG-ja të luftojë për LK këtë sezon?

Nuk mund të flasim për Champions që ditën e parë, pasi nuk kemi nisur ende përgatitjet. Ajo që unë kam në mendje është të ndërtojmë një filozofi të qartë loje, me një skuadër që sulmon vazhdimisht dhe asnjëherë nuk e humb ekuilibrin. Rrugës do të shohim se ku mund të arrijmë, por nuk dua të kemi limite.

E keni zgjedhur portierin e parë?

“Do të takoj të dy portierët që në fillim, pasi në filozofinë time ka gjithmonë një numër 1 dhe një tjetër rezervë. Megjithatë kjo nuk do të thotë që portieri i dytë nuk mund të bëhet i parë, në varësi të paraqitjeve në fushë”, përfundoi prononcimin e tij për media. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Edon Zhegrova kalon nën menaxhimin e agjentit të njohur, futet në mesin e shumë yjeve

Edon Zhegrova kalon nën menaxhimin e agjentit të njohur, futet në mesin e shumë yjeve

Ligue 1
Kalo në kategori