LAJMI I FUNDIT:

“Qëndrimi jonë nuk ndryshon”, Liverpooli reagon zyrtarisht për Superligën Evropiane

“Qëndrimi jonë nuk ndryshon”, Liverpooli reagon zyrtarisht për Superligën Evropiane

Liverpooli është klubi i madh i radhës nga Liga Premier që konfirmon mos përfshirjen në Superligën Evropiane, edhe përkundër vendimit nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë gjatë ditës së djeshme (e enjte) i dha të drejtë themelimit të Superligës Evropiane, pasi sipas tyre UEFA dhe FIFA nuk kanë të drejtë të sanksionojnë klubet nëse marrin pjesë në gara tjera alternative.


Pas vendimit, Real Madridi dhe Barcelona, si klube themeluese dhe vetëm dy të mbeturat pro idesë, reaguan me entuziazëm rreth lajmit, duke ftuar klubet tjera t’i bashkohen.

Klubet dhe formati – Gjithçka që duhet të dini për modelin e Superligës Evropiane
Lexo po ashtu Klubet dhe formati – Gjithçka që duhet të dini për modelin e Superligës Evropiane

Megjithatë, nga dita e djeshme shumica e klubeve të mëdha evropiane e kanë refuzuar idenë, duke thënë se qëndrojnë ende në idenë e garave të hapura të organizuara nga UEFA.

Klubi i fundit që ka refuzuar Superligën Evropianë është Liverpooli, i cili ka bërë një komunikatë zyrtarë në rrjetet sociale.

“Vendimi i djeshëm nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë nuk ndryshon qëndrimin e mëparshëm të Liverpool FC për një Superligë Evropiane të propozuar. Përfshirja jonë është ndërprerë”.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me klubet e tjera përmes ECA-s dhe të marrim pjesë në garat e UEFA-s”, thuhet në komunikatën e Liverpoolit.

Ndryshe, dje gjatë ditës një gjë të tillë e refuzuan edhe Manchester United, Manchester City, Chelsea dhe Tottenham Hotspur, ndërsa sot erdhi refuzimi nga Arsenali. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori