Klubet dhe formati – Gjithçka që duhet të dini për modelin e Superligës Evropiane
Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka vendosur që UEFA dhe FIFA kanë vepruar kundër ligjit kur ndaluan Superligën Evropiane dy vjet më parë, që do të thotë se është e hapur rruga për themelimin e një gare të re evropiane jashtë juridiksionit të organizatave kryesore të futbollit në botë.
Pas vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë mbi Superligën Evropiane, reaguan organizatori i garës, UEFA dhe dy klubet e vetme të mbetura si themeluese, Real Madridi dhe Barcelona.
Por, tifozët janë skeptik të dinë tani se si do të organizohej Superliga Evropiane dhe cili do të ishte formati i kësaj gare elitare për klubet evropiane.
Si do të duket Superliga?
Jo shumë kohë pas vendimit të Gjykatës Evropiane u prezantua koncepti i Superligës. Plani është që në të të garojnë 64 klube, të ndara në tre nivele të garës (Star, Gold and Blue) që në shqip do të thonë “Yll, Ari dhe Kaltër).
Te niveli i parë ‘yjet’ do të jenë dy grupe nga tetë ekipe, te niveli i dytë do të jenë gjithashtu dy grupe nga tetë ekipe, ndërsa në nivelin e tretë do të jenë 32 klube, nga to katër grupe me nga tetë skuadra.
Gara në Superligë do të ndahej në dy faza. E para do të luhej sipas sistemit të ligës dhe secila skuadër do të luante 14 ndeshje – shtatë në shtëpi dhe shtatë jashtë. Klubet më të suksesshme do të fitonin ‘play-off’-in.
Faza e parë (liga) do të fillojë në muajin shtator dhe do të përfundoj në muajin prill. Pastaj nga katër skuadra në dy grupet e nivelit të parë dhe të dytë, si dhe nga dy skuadra të nivelit të tretë do të kualifikohen në fazën e eliminimit direkt, ku nga këtu do t’i zhvillojnë nga dy ndeshje (vendas, mysafir). “Play-off”-et do të luhen në muajin prill dhe maj. Finalja do të zhvillohet në terren neutral.
Secili nivel do ta shpall në fund kampionin e saj.
Klubet nga gradat më të ulëta do të mund të fitojnë vendosje në ato më të larta, dhe për këtë arsye do të ketë rënie në rangjet më të ulëta.
Dy skuadrat e fundit të dy grupeve në Star League zbresin dhe zëvendësohen nga dy finalistët e Gold League, ndërsa dy skuadrat e fundit të Gold League zbresin nga kategoria dhe zëvendësohen nga 2 finalistët e Blue League.
Njëzet nga 32 skuadra në Ligën Blu dalin nga gara dhe zëvendësohen nga 20 skuadra të reja bazuar në performancat në ligën e tyre vendase.
Gara do të luhet në mesjavë, në përputhje me ligën vendore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City