LAJMI I FUNDIT:

Që nga largimi i Johan Cruyff në Barcelonë në vitin 1973, Ajaxi ka shitur 25 lojtarë me shuma të mëdha

Që nga largimi i Johan Cruyff në Barcelonë në vitin 1973, Ajaxi ka shitur 25 lojtarë me shuma të mëdha

Nënshkrimi me Matthijs de Ligt për 75 milionë euro nga Juventusi, tregon se si prodhon klubi i Ajaxit, që rezulton të jetë tepër fitimprurëse.

Që nga largimi i Johan Cruyff në Barcelonë në vitin 1973, klubi ka pasur 25 transferime të mëdha.


Metodologjia e Ajaxit është që t’i japë lojtarëve të rinj një edukim në futboll, që të zhvillohet si qenie njerëzore dhe pastaj t’u japë atyre mundësinë për të shkëlqyer në skenën e madhe.

Talentet që vijnë nga Ajaxi janë vazhdimësi e një standardi të lartë, por që janë pjesë e një pune ndër vite.

Të gjitha lajmet nga Ajax
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ajax

Sikurse që po ndodh tani kishte ndodhur edhe në triumfin e Ligës së Kampionëve të Louis van Gaal në vitin 1995, edhe pse klasa e vitit 2019 ishte pak sekonda larg finales.

Festa e lojtarëve të Ajaxit (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Frenkie de Jong dhe De Ligt u shitën për të njëjtën shifër këtë verë, duke bërë që klubi të arkëtojë 150 milionë euro.

Arritja e Cruyff në Barcelonë ndryshoi rrënjësisht klubin, me ADN e Ajaxit që e përfshiu edhe te gjigantët spanjollë të Barcelonës, e që në kohën e Pep Guardiolas ishte më e theksuar.

Pak pasi Cruyff kaloi në Kataluni, pati një fluks të lojtarëve holandezë, drejt këtij klubi.

Johan Neeskens në vitin 1974, Richard Witschge në vitin 1991 dhe vëllezërit De Boer, Frank dhe Ronald , në vitin 1999.

Megjithëse nuk janë vetëm Blaugranët që kanë kërkuar të përfitojnë nga talenti i Amsterdamit.

Të gjitha lajmet nga Eredivisie
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Eredivisie

Valencia bleu Johnny Rep në vitin 1975, Real Betis nënshkroi me Gerrie Muhren dhe Finidi George , ndërsa Real Madrid shpenzuan shuma të mëdha parash në blerjen e Wesley Sneijder dhe Klaas-Jan Huntelaar.

Marco Van Basten . (Photo credit should read TOSHIFUMI KITAMURA/AFP/Getty Images)

Ajax nuk ka shitur vetëm te klubet spanjolle, pasi edhe skuadrat e Serie A kanë përfituar .

Marco van Basten u largua drejt AC Milanit, Aron Winter për Lazio , ndërsa Dennis Bergkamp, ​​Nwankwo Kanu dhe Wim Jonk të gjithë nënshkruan për Interin.

Clarence Seedorf u transferua në Sampdoria para se të arrinte sukses me Real Madridin, Christian Chivu iu bashkua Romës, ndërkohë që ishte Juventusi i cili përfundimisht fitoi garën për të nënshkruar me sensacionin Zlatan Ibrahimovic, sikurse që bëri me De Ligt.

Yjet që janë larguar nga Ajaxi

Frank Rijkaard do të arrinte shumë sukses në Itali me Milanin, por fillimisht nga Ajax shkoi te Sporting CP.

Marc Overmars dhe Thomas Vermaelen kishin nënshkruan për Arsenalin, ndërsa Tottenham Hotspur e bleu Christian Eriksen.

Liverpool kishte marr një sulmues të madh si Luis Suarez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori