LAJMI I FUNDIT:

Pyetet nëse ka bërë ndonjë pikturë të Kiarës shtatzënë, Kristi Aliaj befason me një portret të frikshëm

Pyetet nëse ka bërë ndonjë pikturë të Kiarës shtatzënë, Kristi Aliaj befason me një portret të frikshëm

Ish-konkurrenti i njohur i Big Brother VIP Albania 2, Kristi Aliaj, së fundmi ka vendosur të komunikojë me ndjekësit e tij në një mënyrë të veçantë.

Nëpërmjet një bisede virtuale në Instagram, Aliaj ka zgjedhur të përgjigjet në pyetjet e fansave të tij – disa prej tyre mjaft pikante.


Një pyetje e tillë, e cila ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, ishte: “A ke bërë ndonjë pikturë të Kiarës shtatzënë?”.

Foto: Kiara Tito/Instagram

Për t’u përgjigjur, Kristi ka zgjedhur një mënyrë shumë origjinale – pa përdorur asnjë fjalë. Në vend të saj, ai ka postuar një pikturë të tmerrshme që nuk i ngjason fare Kiarës.

Piktura ka një vajzë që shfaqet mjaft e frikshme dhe jo në përputhje me imazhin e Kiarës.

Foto: Kiara Tito/Instagram

Ky postim ka rritur më tej kuriozitetin dhe debatin në rrjete sociale, duke i dhënë zjarr marrëdhënieve të tashmë të tensionuara mes Kristit dhe duos së njohur Kiara-Luiz Ejlli.

Gjatë qëndrimit në BBVA, raportet mes Kristit dhe këngëtarit shkodran kanë qenë të ftohta dhe të mbushura me përplasje të ashpra. /Telegrafi/

Foto: Krist Dragot/Instagram