LAJMI I FUNDIT:

Punëtori i RTK-së sulmon fizikisht kamerierin e bufesë

Punëtori i RTK-së sulmon fizikisht kamerierin e bufesë

Në ambientet e Radiotelevizionit të Kosovës, një punëtor ka sulmuar fizikisht kamerierin në bufenë e RTK-së.

Rastin e ka njoftuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


Ajo tha se viktima është dërguar për tretman mjekësor.

“Lidhur me këtë rast, nga ana e Policisë është intervistuar një person në cilësinë e të dyshuarit, ndërsa viktima është dërguar për tretman mjekësor,” deklaroi Ahmeti.

Ajo shtoi se i dyshuari do të mbahet në qendrën e ndalimit për një periudhë prej 48 orësh, pas vendimit të prokurorit të shtetit.

Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxheka për ‘Kallxo’, u shpreh se institucioni ka reaguar duke marrë masa të menjëhershme ndaj punëtorit të përfshirë, të cilat përfshijnë ndalimin e tij nga hyrja në ndërtesën e RTK-së./Telegrafi/