LAJMI I FUNDIT:

Publikohet një tjetër imazh i rrallë nga fëmijëria e Rita Orës

Publikohet një tjetër imazh i rrallë nga fëmijëria e Rita Orës
Foto: Vera Ora/Instagram/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, arriti majat në tregun ndërkombëtar me sukseset e saj.

Sot me sukseset e saj krenohet një komb, por shumë vite më parë, Rita ishte një personazh i panjohur dhe shumë i dashur në familjen e saj.


Familja e saj ka potencuar gjithnjë në intervista se ajo ishte “e çmenudra” në shtëpi, që këndonte pa pushim me çka edhe ishte një indikator i fuqishëm që ajo të vazhdonte rrugën drejt muzikës.

Nëna e këngëtares, Vera Sahatçiu-Ora, është ajo e cila nuk heziton që herë pas here të ndajë me ndjekësit e saj në Instagram imazhe të rralla, të fëmijërisë së fëmijëve të saj.

Rita Ora në bisedime për filmin e ri "Oliver Twist" - ajo mund të luajë rolin e një prej personazheve kryesorë, Artful Dodger
Lexo po ashtu Rita Ora në bisedime për filmin e ri "Oliver Twist" - ajo mund të luajë rolin e një prej personazheve kryesorë, Artful Dodger

Së fundmi, Vera publikoi në InstaStory një tjetër fotografi të rrallë nga fëmijëria e Ritës, ku këngëtarja e famshme shihet pranë kushërirave të saj, teksa pozojnë te bredhi i vitit të ri.

Foto: Vera Ora/InstaStory

Nga buzëqeshja, mund të vërehet lehtësisht se cila nga to është Rita, kjo pasi me kalimin e viteve, këngëtarja e lindur në Prishtinë ndryshoi shumë pak.

Aktualisht, Rita Ora gjendet në Paris për Javën e Modës që po zhvillohet atje, teksa ditë më parë ishte pjesë e një promovimi të madh me markën e njohur botërore “Escada”, ku shpalosi detajet e koleksionit të saj të përbashkët me këtë firmë veshjesh. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Kim Kardashian bën një paraqitje mahnitëse, teksa modelon për markën e saj “SKIMS”

Kim Kardashian bën një paraqitje mahnitëse, teksa modelon për markën e saj “SKIMS”

Magazina
Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin

Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin "Chief of Station"

Magazina
Kalo në kategori