LAJMI I FUNDIT:

Publikohet lista me këngëtarët më të pasur britanikë për vitin 2021: Dua Lipa e teta, Rita Ora e 13-ta

Publikohet lista me këngëtarët më të pasur britanikë për vitin 2021: Dua Lipa e teta, Rita Ora e 13-ta

Tani në vitin e saj të njëmbëdhjetë, e ashtuquajtura “Heat Rich List” zbulon këngëtarët më të pasur të Britanisë dhe Irlandës.

Dhe Ed Sheeran, 30 vjeç, ka ruajtur kurorën e tij si ylli më i pasur britanik nën të tridhjetat për të tretin vit radhazi, me fitime vjetore mahnitëse prej 236.5 milionë funtesh (277.9 milionë euro), shkruan DailyMail.


Edhe një herë Harry Styles, 27 vjeç, u rendit i dyti, duke grumbulluar 80 milionë funte (94 milionë euro), ndërsa Jesy Nelson, 30 vjeçe, e gjeti veten në listë për herë të parë që nga largimi nga grupi Little Mix këtë vit, duke fituar 13.5 milionë funte (15.8 milionë euro).

Ed Sheeran (Foto Shutterstock)

Vitin e fundit, Ed – i cili krenohet jo vetëm me këngën më të klikuar të të gjitha kohërave, “Shape Of You”, por edhe me turneun me fitimet më të larta të të gjitha kohërave, “Divide Tour”, nga i cili grumbulloi 26.5 milionë funte (31.1 milionë euro).

Ndërkohë, Harry ka dyfishuar të ardhurat e tij që nga ndarja nga grupi One Direction, pasi kishte arritur një sërë rolesh të suksesshme aktrimi dhe marrëveshjesh me markat e modës.

Grupi Little Mix e gjetën veten në vendin e tretë, me 66.7 milionë funte (78.3 milionë euro) të hyra vjetore. Të ardhurat prej 13.5 milionë funte (15.8 milionë euro) të ish-anëtares së grupit, Jesy, e bënë atë të zinte vendin e 19-të.

Harry Styles (Foto: Lisa Rinna/Instagram)

Niall Horan e gjeti veten dy vende prapa ish-shokut të grupit, Harry, me të ardhurat prej 57.5 milionë funte (67.5 milionë euro) të yllit irlandez që e zbardhën atë në vendin e katërt në listë. Shumica e fitimeve të tij vijnë nga karriera e tij si 1D, megjithatë 28-vjeçari gjithashtu i rriti të ardhurat me muzikë solo dhe investime në biznes.

Në vendin e pestë ishte Cara Delevingne (52 milionë funte), kompania e së cilës ‘Cara & Co’ realizoi fitime prej 9.6 milionë funteve (11.2 milionë euro), vitin e kaluar.

Louis Tomlinson dhe Liam Payne zunë vendin e gjashtë të përbashkët me 47 milionë funte (55.2 milionë euro) secili, ndërsa Zayn Malik nuk ishte shumë prapa, duke pasur fitime vjetore në vlerë 38 milionë funte (44.6 milionë euro), gjë që i dha atij vendin e nëntë në listë.

Little Mix (Foto: Shuterstock)

Me 43.5 milionë funte (51.1 milionë euro) në emër të saj, artistja Dua Lipa ishte në vendin e tetë. Jo vetëm që albumi “Future Nostalgia” i yllit ishte një sukses mbarëbotëror, por ajo gjithashtu ka siguruar partneritete me të ardhura të larta me kompanitë e famshme si: ‘Versace’, ‘YSL’, ‘Puma’ dhe ‘Evian’.

Në vendin e dhjetë ishte Sam Smith me 36.8 milionë funte (43.2 milionë euro) të hyra vjetore. Jo vetëm që këngëtari ka shitur mbi 30 milionë albume në mbarë botën, por së fundmi ai mori 183 mijë funte (215 mijë euro) për të kënduar hitin e tij “Stay With Me” në dasmën e një trashëgimtari të një kazinoje në Las Vegas.

Hyrjet e reja të dukshme jashtë dhjetëshes më të mirë përfshijnë këngëtarin skocez Lewis Capaldi, i cili pavarësisht se pretendonte se kishte më pak se 200 funte (235 euro) në bankën e tij dy vjet më parë, tani ka 17 milionë funte (19.9 milionë euro).

Dua Lipa (Foto: Dua Lipa/Instagram)

Pavarësisht se është vetëm 17 vjeçe, aktorja Millie Bobby Brown qëndron në vendin e 25-të me 7.2 milionë funte (8.4 milionë euro) të hyra vjetore.

Jo vetëm që ylli i Netflix siguron 200 mijë funte (235 mijë euro) për një episod për “Stranger Things”, por roli i saj kryesor në “Enola Holmes” i siguron 4.4 milionë funte (5.1 milionë euro) dhe gjithashtu zotëron markën e saj të bukurisë, ‘Florence by Mills’.

Rita Ora (Foto: Rita Ora/Instagram)

Ndërkohë, Kylie Jenner mbetet ylli më i pasur i moshës 30 vjeç e poshtë jashtë Britanisë së Madhe me një shumë të madhe prej 773 milionë funtesh (908 milionë euro).

Në vendin e 13-të të listës së artistëve më të pasur britanikë, renditet artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila ka të hyra vjetore në vlerë 26.5 milionë funte (31.1 milionë euro). /Telegrafi/

Kjo është lista e plotë e këngëtarëve më të pasur britanikë nën moshën 30 vjeçare për vitin 2021:

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori