LAJMI I FUNDIT:

Pamjet nga përqafimi i Mike Tyson me Tupac vetëm disa orë para vdekjes së reperit

Pamjet nga përqafimi i Mike Tyson me Tupac vetëm disa orë para vdekjes së reperit

Më 7 shtator të vitit 1996, Mike Tyson korri një fitore të madhe ndaj Bruce Seldon, duke e nënshtruar kundërshtarin që në raundin e parë.

Sidoqoftë, kjo natë fatkeqe nuk do të kujtohet kurrë për performancën mbizotëruese të Tyson.


Pas dominimit të meçit të ‘Iron Mike’ ndaj Seldon, legjenda e boksit më pas u takua me Shakur në zhveshtore. Fatkeqësisht, kjo ishte nata kur Tupac u qëllua fatalisht dhe më vonë vdiq në spital.

Tupac dhe Tyson (Foto: YouTube)

Llogaria në Instagram “GlovesUpGlobal” së fundmi ka ndarë pamjet e Tupac dhe producentit Suge Knight, duke treguar vlerësimin e tyre ndaj Tyson, me pamjet që me siguri janë marrë vetëm disa orë para vdekjes së reperit.

Pas meçit, Tupac u largua nga ‘MGM Grand’ me grupin e tij, por u vra me armë zjarri kur automjeti i tij u ndal në semafor të kuq në East Flamingo Road dhe Koval Lane, Las Vegas.

Sa i përket natës tragjike, Tyson ka folur hapur në emisionin ‘Big Boy’s Neighborhood’, duke thënë: ” Tupac ishte vërtet i lumtur pas meçit. Ai erdhi në një konferencë shtypi me mua. Unë shkova në shtëpi dhe pastaj ai u largua. Është shumë e vështirë të flas për të”, ka thënë ai.

Nga periudhat e para të asaj dekade, Mike dhe Tupac kishin një miqësi të mirë pasi ata mbizotëruan në fushat e tyre përkatëse mes boksit dhe repit.

Duke folur për shokun e tij, Tyson me lot në sy tha: “Ai ishte vetëm një fëmijë i ri dhe ai donte të ishte i shkëlqyeshëm – dhe atëherë kjo ndodhi”. /Telegrafi/