LAJMI I FUNDIT:

Publikohen nominimet e Brit Awards 2023: Bebe Rexha prek nominimin e parë, Dua Lipa nominohet sërish

Publikohen nominimet e Brit Awards 2023: Bebe Rexha prek nominimin e parë, Dua Lipa nominohet sërish
Foto: Getty Images

Mbrëmja më e madhe britanike e muzikës, Brit Awards 2023, ka shpallur nominimet.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve, e drejtuar nga Industria Fonografike Britanike (BPI) hoqi vitin e kaluar kategoritë gjinore si “Artisti më i mirë i vitit” apo “Artistja më e mirë e vitit”, pasi tashmë disa prej yjeve të muzikës kanë filluar të kalojnë në gjininë asnjanëse.


Të nominuar në këtë event të rëndësishëm të ndarjes së çmimeve janë edhe dy këngëtaret shqiptare me famë botërore: Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Trofetë e Brit Awards 2023 (Foto: Ian West/PA Images via Getty Images)

Kjo e fundit mori nominimin e saj për një çmim ‘Brits’ në karrierën e saj, pasi hiti i saj “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me DJ David Guettan, qëndroi për shumë kohë në vendin e parë në top listën zyrtare të këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo dhe David janë nominuar për çmimin “Kënga më e mirë ndërkombëtare e vitit”, teksa lumturinë e tyre e shprehën përmes një videoje të ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

View this post on Instagram

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Gjersa artistja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, është nominuar në kategorinë “Artisti më i mirë i zhanrit Pop/R&B” – çmim të cilin e kishte fituar edhe vitin e kaluar në këtë spektakël.

Brit Awards 2023 do të mbahet më 11 shkurt në “The O2 Arena” të Londrës.

Këto janë nominimet e Brit Awards 2023:

ALBUMI I VITIT (MUNDËSUAR NGA MASTERCARD) 
The 1975 – Being Funny in a Foreign Language
Wet Leg – Wet Leg
Harry Styles – Harry’s House
Stormzy – This Is What I Mean
Fred Again – Actual Life 3

ARTISTI I VITIT
Central Cee
Fred Again
George Ezra
Harry Styles
Stormzy

GRUPI I VITIT
The 1975
Arctic Monkeys
Bad Boy Chiller Crew
Nova Twins
Wet Leg

ARTISTI I RI MË I MIRË
Kojey Radical
Mimi Webb
Rina Sawayama
Sam Ryder
Wet Leg

KËNGA MË E MIRË E VITIT
Aitch/Ashanti – Baby
Cat Burns – Go
Dave – Starlight
Ed Sheeran dhe Elton John – Merry Christmas
Eliza Rose/Interplanetary Criminal – BOTA
George Ezra – Green Green Grass
Harry Styles – As It Was
Lewis Capaldi – Forget Me
LF System – Afraid to Feel
Sam Smith dhe Kim Petras – Unholy

ARTISTI MË I MIRË NDËRKOMBËTAR
Beyoncé
Burna Boy
Kendrick Lamar
Lizzo
Taylor Swift

GRUPI MË I MIRË NDËRKOMBËTAR
Blackpink
Drake and 21 Savage
First Aid Kit
Fontaines DC
Gabriels

KËNGA MË E MIRË NDËRKOMBËTARE E VITIT
Beyonce – Break My Soul
David Guetta dhe Bebe Rexha – I’m Good
Fireboy DML dhe Ed Sheeran – Peru
Carolina Gaitan, Mauro Castillo, Adassa, Rhenzy Feliz, Diane Guerrero dhe Stephanie Beatriz – We Don’t Talk About Bruno
Gayle – ABCDEFU
Jack Harlow – First Class
Lizzo – About Damn Time
Lost Frequencies/Calum Scott – Where Are You Now
OneRepublic – I Ain’t Worried
Taylor Swift – Anti-Hero

ARTISTI MË I MIRË I ZHANRIT ROCK/ALTERNATIVE
The 1975
Arctic Monkeys
Nova Twins
Tom Grennan
Wet Leg

ARTISTI MË I MIRË I ZHANRIT HIP-HOP/RAP
Aitch
Central Cee
Dave
Loyle Carner
Stormzy

ARTISTI MË I MIRË I ZHANRIT DANCE
Becky Hill
Bonobo
Calvin Harris
Eliza Rose
Fred Again

ARTISTI MË I MIRË I ZHANRIT POP/R&B
Cat Burns
Charli XCX
Dua Lipa
Sam Smith
Harry Styles. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të "Louis Vuitton" në një event

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori