LAJMI I FUNDIT:

Publikohen bisedat telefonike mes Taylor Swift dhe Kanye West

Publikohen bisedat telefonike mes Taylor Swift dhe Kanye West
Kanye West dhe Taylor Swift në MTV VMA, 2009 (Foto: Christopher Polk/Getty Images/Guliver)

Taylor Swift mund ta ketë mbaruar grindjen me Katy Perry, por zënka me Kanye West duket se thjesht nuk po mbaron.

Së fundmi kanë rrjedhur disa thirrje telefonike mes Swift dhe West duke diskutuar rreth këngës “Famous”, ku reperi i ishte referuar asaj me shprehje të pakëndshme, shkruan NewsDay.


Kanye ka thënë se teksti u aprovua nga Taylor, se folën për një orë në telefon dhe se asaj iu duk për të qeshur. Përfaqësuesi i këngëtares kishte reaguar ndaj këtij pohimi duke thënë se West nuk i njoftoi në asnjë moment se do ta quante “bushtër” në këngë.

Kanye West (Foto: Neilson Barnard/Getty Images for adidas/Guliver)

Gjashtë muaj më vonë, Kim Kardashian publikoi në Snapchat bisedën telefonike mes Kanye dhe Taylor. Mesa kuptohej, Taylor e kishte aprovuar vërtet tekstin. Një vit më vonë, Swift e kishte provokuar çiftin e famshëm përmes këngës “Look What You Made Me Do.”

Pas dhjetëra incidentesh të vogla, mbërrijmë në ditën e sotme, ku telefonata mes Kanye dhe Taylor u publikua e plotë. Këngëtarja e aprovoi vërtet vetëm pjesën “unë dhe Taylor mund të bëjmë seks”, por jo pjesën ku reperi thotë “e bëra të famshme atë bushtër” sepse ai s’ia përmendi kurrë. Madje, Swift theksoi se do të ndihej shumë keq nëse do ta quante “bushtër” në këngë.

Taylor Swift (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images for TIME/Guliver)

E gjithë kjo dramë kishte filluar në vitin 2009 në ceremoninë e MTV Video Music Awards, ku Taylor Swift fitoi çmimin ‘Best Female Artist’, e që West gjatë fjalimit të tij i kishte thënë se nuk e meritonte ajo, por Beyonce me këngën “Single Ladies”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Dua dhe Dugi shihet teksa mbërrijnë së bashku në Aeroportin e Neq Yorkut, për Samitin

Dua dhe Dugi shihet teksa mbërrijnë së bashku në Aeroportin e Neq Yorkut, për Samitin "Time 100"

Magazina
Kalo në kategori