LAJMI I FUNDIT:

‘PSG vs yjet saudite’ – çfarë duhet ditur për sfidën ndërmjet Messit dhe Ronaldos

‘PSG vs yjet saudite’ – çfarë duhet ditur për sfidën ndërmjet Messit dhe Ronaldos
(Fotomontazh: Daily Mail)

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi do të takohen sërish në sfidën që mund të shënojë duelin e fundit në karrierat e tyre, kur Paris Saint-Germaini do të zhvillojë një ndeshje miqësore me njëmbëdhjetëshin më të mirë saudit që përbëhet nga skuadrat e Al-Nassr dhe Al-Hilal.

Superylli portugez akoma nuk ka debutuar për klubin e ri prej se nënshkroi marrëveshjen mega-milionëshe, për shkak të pezullimit me dy ndeshje nga koha kur ishte pjesë e Manchester Unitedit e që sipas rregullave të FIFA-s iu bart në ligën e re.


37-vjeçari do ta ketë mundësinë që nesër (e enjte) të debutojë në futbollin saudit duke qenë kapiten i ekipit që do të luajë kundër Messit dhe bashkëlojtarëve të tij nga klubi parisien.

Miqësorja e yjeve saudite kundër PSG-së

Cristiano Ronaldos i është dhënë shiriti i kapitenit para ndeshjes miqësore të ‘All-Star XI’ saudit ndaj PSG-së.

Sfida zhvillohet kundër klubit francez që këtë muaj ndodhet në një turne mes-sezonal në Lindjen e Mesme, ku Messi kthehet vetëm një muaj pasi e ngriti Kupën e Botës në Katar.

CR7 do ta udhëheqë skuadrën e përbërë nga yjet e elitës së futbollit saudit të përbërë nga Al-Nassr dhe Al-Hilal, teksa ribashkohet me Messin ndoshta për herë të fundit në një ndeshje, që padyshim se do të ndiqet nga miliona tifozë anekënd botës.

Mbi dy milionë kërkesa për bileta për ta shikuar debutimin e Ronaldos kundër Messit, ndërsa një biznesmen ka ofruar 2.5 milionë euro për një biletë
Lexo po ashtu Mbi dy milionë kërkesa për bileta për ta shikuar debutimin e Ronaldos kundër Messit, ndërsa një biznesmen ka ofruar 2.5 milionë euro për një biletë

Sipas L’Equipe, PSG do të përfitojë rreth 10 milionë euro për zhvillimin e këtij takimi.

Promovimi i ndeshjes është dominuar nga Ronaldo, i cili më në fund do të debutojë në Arabinë Saudite – megjithëse jo specifikisht për Al-Nassr – pas pezullimit për dy ndeshje moslojë për shkak të goditjes së telefonit të një tifozi të Evertonit në Goodison Park derisa luante për Djajtë e Kuq.

Kur dhe ku zhvillohet ndeshja

(Foto: Reuters)

PSG vs Saudi All-Star XI do të zhvillohet të enjte (19 janar) me fillim në ora 18:00 (sipas orës tonë).

Ndeshja e shumëpritur nga futbolldashësit është caktuar të luhet në King Fahd Stadium në Riad të Arabisë Saudite.

Për koincidencë, në të njëjtin stadium, të dielën u takuan ish-klubet e Ronaldos dhe Messit, Real Madridi dhe Barcelona, në sfidën e Superkupës së Spanjës, të cilën e fituan Blaugranët me rezultat 3-1.

Zbulohet shifra që PSG do të fitojë kur Messi dhe Ronaldo takohen në miqësore
Lexo po ashtu Zbulohet shifra që PSG do të fitojë kur Messi dhe Ronaldo takohen në miqësore

Vallëzimi i fundit

(Foto: Goal)

Kjo mund të jetë hera e fundit kur mund t’i shohim Ronaldon dhe Messin duke u përballur me njëri-tjetrin në fushën e lojës – dy nga më të mëdhenjtë në historinë e lojës së bukur.

Përballja e fundit mes dyshes ishte në dhjetor të vitit 2020, kur Juventusi e mposhti Barcelonën në fazën grupore të Ligës së Kampionëve me rezultat 3-0, ndërsa CR7 realizoi dy herë.

CR7 dhe Leo janë përballur plot 36 herë me klube dhe përfaqësuese, ndërsa Messi udhëheq me 16 fitore kundrejt 11 triumfeve të Ronaldos (nëntë herë kanë luajtur baras). Argjentinasi i ka shënuar 22 gola në këto takime, kurse portugezi një më pak (21).


Cili do të fitojë këtë herë?


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Ndërkombëtare
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Xhudo
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori