LAJMI I FUNDIT:

Mbi dy milionë kërkesa për bileta për ta shikuar debutimin e Ronaldos kundër Messit, ndërsa një biznesmen ka ofruar 2.5 milionë euro për një biletë

Mbi dy milionë kërkesa për bileta për ta shikuar debutimin e Ronaldos kundër Messit, ndërsa një biznesmen ka ofruar 2.5 milionë euro për një biletë
(Foto: Facebook/Twitter/Al Nassr FC)

Janë bërë mbi dy milionë kërkesa për bileta për ta parë ndeshjen e parë të Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite në sfidën kundër Paris Saint-Germainit – bën të ditur ESPN.

Më 30 dhjetor, ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Real Madridit e Juventusit, nënshkroi kontratë shumëmilionëshe me klubin Al Nassr me bazë në Riad, ku do të luajë për dy vite e gjysmë.


Mirëpo, pezullimi për dy ndeshje moslojë nga Federata Angleze e Futbollit është bartur në kampionatin e ri, sipas rregullave të FIFA-s, ashtu që ai akoma nuk ka luajtur.

37-vjeçari do të jetë në dispozicion të skuadrës më të mirë që është kombinim i Al Nassr dhe Al Hilal që do të përballet ndaj PSG-së së Lionel Messit më 19 janar (e enjte).

(Foto: Facebook/Al Nassr FC)

Takimi miqësor do të zhvillohet në King Fahd Stadium në kryeqytetin saudit që ka kapacitet prej 68.000 ulësesh, ndërsa burimet e ESPN thonë se bileta janë shitur brenda minutash nga dalja në shitje, derisa mbi dy milionë tifozë kanë bërë kërkesa për ta shikuar nga afër superyllin e futbollit, për më shumë ai do të luajë ndaj rivalit të përbetuar, Lionel Messi.

CR7 dhe Leo janë përballur plot 36 herë me klube dhe përfaqësuese, ndërsa Messi udhëheq me 16 fitore kundrejt 11 triumfeve të Ronaldos (nëntë herë kanë luajtur baras). Argjentinasi i ka shënuar 22 gola në këto takime, kurse portugezi një më pak (21).

Raportohet se një biznesmen saudit ka ofruar 10 milionë rialë (2.5 milionë euro) për një biletë speciale që ta shikojë spektaklin mes dyshes.

Mushref Al-Ghamdi, menaxher i përgjithshëm i grupit të pasurive të paluajtshme AqarOne, është udhëheqës në ankand që përfundon më 17 janar.

Blerësi i kësaj bilete ka të drejtë të marrë pjesë në ceremoninë e fituesit pas ndeshjes, të hyjë në dhomat e zhveshjes dhe të takojë dy futbollistët që prej vitesh kanë konkurruar për të qenë më të mëdhenjtë në botë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori