LAJMI I FUNDIT:

PSG nënshtron ekipin e Reims në debutimin e Messit

PSG nënshtron ekipin e Reims në debutimin e Messit
(Foto: Twitter/Paris Saint-Germain)

Paris Saint-Germaini ka arkëtuar pikë të plota (2-0)  në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligue 1 kundër Stade de Reims që e zhvilloi si mysafir në Stade Auguste Delaune.


Kylian Mbappe ishte protagonisti i këtij takimi, pasi i shënoi të dy golat e parisienëve. Të parin e realizoi me kokë në minutën e 16-të pas një asistimi nga Angel Di Maria.

Golin e dytë, anësori francez e shënoi në gjysmën e dytë (63’) falë një asistimi fantastik nga Achraf Hakimi.

(Foto: Twitter/Paris Saint-Germain)

Kjo ndeshje u zhvillua nën hijen e debutimit të transferimit të madh të PSG-së, Lionel Messi, të cilin tifozët e futbollit anekënd botës prisnin ta shihnin në fushë.

Trajneri Mauricio Pochettino e la në bankën rezervë në pjesën e parë, ndërsa nuk vendosi ta inkuadronte menjëherë në pjesën e dytë.

34-vjeçari u inkuadrua në fushë në minutën e 66-të, në vend të Neymar, duke nisur kështu aventurën e re, për herë të parë në karrierën profesionale me fanellën e një klubi që nuk është Barcelona.

(Foto: Twitter/Paris Saint-Germain)

Ai ishte i përfshirë në disa aksione të ekipit të tij të ri, megjithatë nuk ia doli të debutonte me gol.

Në anën tjetër, te ekipi vendas, në gjysmën e dytë u inkuadrua mesfushori shqiptar, Valon Berisha, i cili pati një paraqitje të mirë, përkundër se skuadra e tij pësoi humbje.

Kjo ishte fitorja e katërt e Paris Saint-Germainit nga po aq ndeshje të zhvilluara dhe me 12 pikë të grumbulluara kryeson në tabelën e Ligue 1. Për Reims kjo ishte humbja e parë, pas tri barazimeve të mëparshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Bundesliga
Kalo në kategori