LAJMI I FUNDIT:

PSG mposht bindshëm në shtëpi Marseillen

PSG mposht bindshëm në shtëpi Marseillen

PSG ka mposhtur me rezultat të thellë 4-0 skuadrën e Marseille, në kryendeshjen e javës së gjashtë në elitën e futbollit francez.

Vendasit kaluan herët në avantazh thënë më saktë në minutën e tetë të takimit, pas një goli mjaft të bukur nga Achraf Hakimi i cili ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje të dënimit. (1-0).

Në minutën e 32-të të takimit, Kylian Mbappe u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një lëndimi, duke ia liruar vendin Gonçalo Ramosit.


Teksa po afrohej fundi i pjesës së parë në skenë doli prurja e re, Randal Kolo Muani, i cili në minutën e 37-të shënoi për të dyfishuar epërsinë e parisienëve. (2-0)

Me këtë rezultat të dy skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve.

Me të filluar pjesa e dytë, PSG-ja shënoi edhe golin e tretë, përmes portugezit Ramos i cili shfrytëzon për mrekulli asistimin nga Ousmane Dembele. (3-0)

Golin e katërt për PSG-në dhe të dytin personal në këtë takim e shënoi Goncalo Ramos në minutën e 88-të ku kësaj radhe u asistua nga Kolo Muani. (4-0)

Pas këtij goli, Marseille tashmë veq se e pranoi fatin e saj në këtë ndeshje duke mos arritur dot që të shënojë të paktën një gol.

Me këtë fitore PSG shkon në kuotën e 11 pikëve teksa momentalisht është e pozicionuar në vendin e katërt në tabelën e klasifikimit pas një starti jo të mirë të sezonit.

Ndodh edhe kjo: PSG mendon ta largojë Dembelen një muaj pasi e bleu, tre klube angleze e duan huazimin e tij në janar
Lexo po ashtu Ndodh edhe kjo: PSG mendon ta largojë Dembelen një muaj pasi e bleu, tre klube angleze e duan huazimin e tij në janar

Ndeshjen e radhës ata do ta zhvillojnë në udhëtim ndaj Clermont Foot./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori