LAJMI I FUNDIT:

PSG monitoron situatën e portierit Kepa Arrizabalaga

PSG monitoron situatën e portierit Kepa Arrizabalaga

Drejtori i Paris Saint-Germain, Leonardo, është duke monitoruar situatën e Kepa Arrizabalaga te Chelsea.

Sipas mediumit Okdiario, Leonardo po ka dyshime në lidhje me Keylor Navas për sezonin e ardhshëm dhe po kërkon për një zëvendësim.


Kepa është në listën e ngushtë të brazilianit, me drejtorin e PSG-së që është i vetëdijshëm për problemet e tij këtë sezon te Chelsea.

Në Angli raportojnë se koha e Kepas te Chelsea ka përfunduar - blutë kanë gjetur zëvendësuesin e spanjollit
Lexo po ashtu Në Angli raportojnë se koha e Kepas te Chelsea ka përfunduar - blutë kanë gjetur zëvendësuesin e spanjollit

Pavarësisht tensionit me menaxherin Frank Lampard, Kepa mbetet shumë i vlerësuar në të gjithë Evropën, veçanërisht për mënyrën se si ka kapërcyer portierin e Manchester Unitedit, David de Gea, për t’u bërë numër 1 te Spanja.

Nëse Leonardo do të tregonte interesin e tij, PSG do të priste një zbritje të madhe për portierin që Chelsea pagoi 80 milionë euro te Athletic Bilbao dy vjet më parë. /Telegrafi/