Chelsea po e mendon shitjen e Kepa Arrizabalagas në fund të këtij sezoni, derisa Nick Pope ishte si zëvendësues i mundshëm.

Portieri spanjoll kaloi te The Blues nga Athletic Bliabo në verën e vitit 2018 për shumën rekorde 80 milionë euro, por që ka dështuar të tregojë vetën.

Sipas Bleacher Report, zbuluesit e lojtarëve të skuadrës londineze po punojnë që të gjejnë një zëvendësues të Kepas.

Nick Pope (Foto: Bryn Lennon/Getty Images /Guliver)

Pope thuhet se është pretendenti kryesor për t’u bërë numri një i portës së skuadrës londineze, derisa kontrata e tij me Burnleyn skadon në vitin 2023.

Ranglista e portierëve me paraqitjen më të mirë për vitin 2019 në Ligën Premier Ranglista e portierëve me paraqitjen më të mirë për vitin 2019 në Ligën Premier

27-vjeçari po kalon nëpër një formë të mirë te skuadra angleze dhe Chelsea raportohet se po e mendon seriozisht transferimin e tij.

Kepa vazhdon të jetë titullar te klubi nga veriu i Londrës, por që deri më tani nuk ka arritur të justifikojë shumën e paguar për të. /Telegrafi/