LAJMI I FUNDIT:

PSG dhe Valencia dërgojnë përfaqësues për të tentuar transferimin e Icardit

PSG dhe Valencia dërgojnë përfaqësues për të tentuar transferimin e Icardit
Mauro Icardi (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Paris Saint-Germain dhe Valencia kanë dërguar përfaqësues për të diskutuar një marrëveshje të mundshme huazimi për yllin e padëshiruar të Interit, Mauro Icardi.

Sulmuesi po e hedh në gjyq klubin duke kërkuar 1.5 milion euro dëmshpërblim dhe kërkon të lejohet të kthehet në seanca të plota trajnimi, edhe pse nuk është pjesë e planeve të trajnerit Antonio Conte për këtë sezon.

Ai ka kundërshtuar shumë propozime të tjera, përfshirë Napolin, Romën dhe Monacon, ndërsa Atletico Madrid bëri vetëm një qasje fillestare.

Icardi padit Interin - fillon lufta ligjore mes të dyja palëve
Lexo po ashtu Icardi padit Interin - fillon lufta ligjore mes të dyja palëve

Sipas mediumit italian Tuttomercatoweb dhe disa mediave tjera, Valencia dërgoi agjentin Jorge Mendes për të marrë një ide më të mirë të situatës dhe për të parë nëse ata mund ta marrin atë në huazim.

Icardi do të ishte zëvendësimi ideal për Rodrigon, i cili do të shkonte te Atletico Madridit, duke e liruar Angel Correa për të kaluar te Milani.

Icardi deri më tani ka refuzuar çdo destinacion

Sidoqoftë, TMW raporton gjithashtu se PSG po diskuton një huazim të mundshëm me pagesë plus me mundësi blerjeje.

Por, këtu ka një problem shumë i madh, pasi Icardi po refuzon gjithçka pasi po bazohet tek fakti se kontrata e tij zgjat vetëm deri në qershor 2021.

Nainngolan zbulon çështjen Icardi-Inter dhe thotë se do të hakmerret për largimin
Lexo po ashtu Nainngolan zbulon çështjen Icardi-Inter dhe thotë se do të hakmerret për largimin

Interi nuk dëshiron ta rrezikojë atë të kthehet nga një huazim me vetëm 12 muaj të mbetur në kontratën e tij, pasi do t’i lejonte atij të fillojë negociatat për një transferim falas në verën e 2021-shit.

Vetëm një vit më parë, Icardi kishte një klauzolë lëshimi prej 110 milionë eurosh dhe kjo konsiderohej e volitshme për ekipet, por kjo ishte para se të shpërthejë lufta e hapur midis lojtarit dhe klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori