LAJMI I FUNDIT:

Nainngolan zbulon çështjen Icardi-Inter dhe thotë se do të hakmerret për largimin

Nainngolan zbulon çështjen Icardi-Inter dhe thotë se do të hakmerret për largimin
Mauro Icardi dhe Radja Nainggolan (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Radja Nainggolan ka zbuluar se Interi dëshiron që Mauro Icardi të largohet sepse gruaja dhe agjentja e tij Wanda Nara ka shkaktuar probleme në zhveshtore, ndërsa për vete ka thënë se dëshiron hakmarrje.

Nainggolan luajti vetëm një sezon te Interi para se të kthehej në Cagliari në fillim të muajit, dhe mesfushori pranon se do të tentoj ‘hakmarrjen’ ndaj klubit të tij.


“Sigurisht që dua hakmarrje. Do të dëshiroj të dëshmoj se ata kanë gabuar, jo vetëm në këtë lojë, por gjatë gjithë sezonit”, ka thënë fillimisht belgu për Corriere dello Sport.

Nainggolan: Do t’i tregoj Interit që e kishte gabim
Lexo po ashtu Nainggolan: Do t’i tregoj Interit që e kishte gabim

“Unë u përpoqa ta bëja Conten të ndryshonte mendje, fillova të udhëtoja me ta dhe i dhashë të gjitha, por nuk mjaftoi”.

“Oriali më foli fillimisht dhe pastaj Conte, i cili më shpjegoi se duke më lënë të largohesha ishte një vendim jo-futbollistik”.

Icardi dhe Nainggolan duke festuar një gol me fanellën e Interit (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Ndoshta ky është pjesërisht faji im. Le të themi se nuk jam futbollisti tipik, i cili shkon drejt e në shtëpi sapo të mbarojë një ndeshje, por nuk do ta ndryshoj mënyrën time të jetës”.

“E di se disa njerëz nuk më pëlqejnë. E kam mbajtur shënim atë dhe e kam ndërruar faqen. Unë kurrë nuk dëgjova asnjë fjalë nga Marotta, ai nuk më foli”.

Marotta ia mbyll çdo derë Icardit: Wanda na acaroi, nuk i ka thënë askush sulmuesit që do të qëndrojë te Interi
Lexo po ashtu Marotta ia mbyll çdo derë Icardit: Wanda na acaroi, nuk i ka thënë askush sulmuesit që do të qëndrojë te Interi

31-vjeçari u pyet edhe për situatën e Icardit, i cili ka djegur të gjitha urat e tij me Nerazzurrët dhe ende vazhdon të këmbëngulë të qëndrojë.

“Ai nuk është një djalë i keq, por dikush në dhomën e zhveshjes nuk e ka falur gruan e tij Wanda për komentet që ajo ka bërë”.

“Sa i përket asaj nëse unë jam ai, unë as nuk e dëgjoj atë. Nuk shoh programe futbolli…”, përfundoi Nainggolan. /Telegrafi/