LAJMI I FUNDIT:

PSG dhe Manchester City, klubet që fitojnë – por nuk e kanë fituar kurrë titullin në Ligën e Kampionëve

PSG dhe Manchester City, klubet që fitojnë – por nuk e kanë fituar kurrë titullin në Ligën e Kampionëve

PSG e Mauricio Pochettino dhe Manchester City i Pep Guardiola janë aktualisht dy nga klubet më të fuqishme ekonomikisht në futbollin evropian.

Investimet nga Katari, kanë bërë që këto dy klube të jenë ndër më të mira për momentin: të dyja janë kandidatë për Ligën e Kampionëve 2021/22 dhe dy nga rivalët me më shumë talent në skuadrat e tyre .


Sidoqoftë, si francezët ashtu edhe britanikët janë ndër katër klubet që kanë arritur më shumë fitore pa e fituar titullin asnjëherë në histori.

Aty janë Arsenalit (me 83 fitore), i ndjekur nga PSG (66), Olympique Lyon (58) dhe Manchester City (49).


10 skuadrat kryesore me më shumë fitore pa titull janë si më poshtë: Arsenal (83), PSG (66), Olympique Lyon (58), Manchester City (49), Valencia (48), Atlético de Madrid (48), Olympiacos (40), Benfica (37), Roma (36) dhe Bayer Leverkusen (36).


Real Madrid, lider në tituj

PSG dhe Manchester City, me një finale të humbur secila, duan të hyjnë në historinë e Ligës së Kampionëve dhe të jenë pjesë e grupit të zgjedhur të kampionëve. Aktualisht, 22 skuadra janë ato që kanë të paktën një titull në vitrinat e tyre.

Real Madridi (13) zotëron më së shumti, i ndjekur nga AC Milan (7), Bayern (6), Liverpool (6), FC Barcelona (5) dhe Ajax (4).


Lista prej 22 skuadrave që kanë fituar trofe: Real Madrid (13); AC Milan (7); Bayern dhe Liverpool (6); FC Barcelona (5); Ajax (4); Inter dhe Manchester United (3); Juventus, Benfica, Chelsea, Nottingham Forest dhe Porto (2); dhe Celtic, Hamburg, Steaua Bukuresht, Marseille, Dortmund, Feyenoord, Aston Villa, PSV dhe Zvezda(1).


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori