LAJMI I FUNDIT:

PSG i bashkohet garës për Ilkay Gundogan

PSG i bashkohet garës për Ilkay Gundogan

Ilkay Gundogan ka vendosur të largohet nga Manchester City në verën e vitit 2023.

Mesfushori turk me pasaportë gjermane është futur në vitin e fundit të kontratë me Cityn dhe nuk ka pranuar rinovimin e ofruar nga klubi.

Kampionët e Anglisë po insistojnë ta mbajnë në Etihad Stadium mesfushorin, por Gundogan dëshiron një aventurë të re.

Paris Saint Germain është skuadra e radhës që është futur në garë për mesfushorin, i cili kërkohet edhe në Itali, Spanjë, Gjermani dhe Turqi.

32-vjeçari po kalon nëpër një formë shumë të mirë këtë sezon, ku në 16 ndeshje ka shënuar edhe dy gola e ka asistuar në një tjetër.

Kampionët në fuqi të Francës janë të gatshëm t’i ofrojnë reprezentuesit gjerman kontratë tre vjeçare me një pagë prej nëntë milionë euro në sezon.

Gjithsesi për t’i marrë shërbimet e Gundogan, PSG duhet të mposhtë konkurrencën e Barcelonës, Bayern Munich, Juventusit dhe Galatasarayt.

Largimi i mesfushorit nga Etihad Stadium duket i pashmangshëm, por mbetet të shihet se cila nga skuadrat e interesuara do ta fitojë garën për të.

Gundogan është pjesë e Manchester Cityt që nga vera e vitit 2016, kur iu bashkua nga Borussia Dortmund. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori