LAJMI I FUNDIT:

Pse transferimi i Sanchos te Juventusi është marrëveshja perfekte për Man United

Pse transferimi i Sanchos te Juventusi është marrëveshja perfekte për Man United
Foto: Montazh

Manchester United po përgatitet për sezonin e ri me lëvizje të rëndësishme në merkato. Nën drejtimin e Ruben Amorim, klubi synon transformimin e skuadrës për të garuar seriozisht në Evropë.

Një nga çështjet më të nxehta mbetet e ardhmja e Jadon Sancho, i cili pas një huazimi jo bindës te Chelsea (3 gola, 4 asiste në 33 ndeshje), është kthyer në “Old Trafford”.

Megjithatë, statistikat e Sancho nuk janë aq negative sa mendohet: 85.2 për qind saktësi pasimesh (krahasuar me 77 për qind të Cole Palmer), 66.7 për qind saktësi goditjesh dhe 12.5 për qind konvertim golash.


Jadon Sancho Radar Graphic 2024/25

Por, në aspektin mbrojtës, ai ka zhgënjyer – vetëm 13 tentativa ndërhyrjesh në mbi 30 ndeshje, nga të cilat gjashtë të humbura.

Juventusi është rikthyer në garë për Sanchon dhe mund të përfshijë në marrëveshje Dusan Vlahovic dhe Douglas Luiz.

Vlahovic ishte golashënuesi më i mirë i Juventusit sezonin e kaluar me 15 gola dhe 4 asiste në 40 ndeshje. Për krahasim, Hojlund dhe Zirkzee realizuan respektivisht vetëm 4 dhe 3 gola në 32 paraqitje.

Statistikat e fundit të Douglas Luiz

Douglas Luiz, nga ana tjetër, ka rënë nga forma që tregonte te Aston Villa. Vetëm një asist në 27 ndeshje me Juventusin (shtatë si titullar).

Por me 34 rikuperime, 9 ndërhyrje të suksesshme dhe 90.4 për qind saktësi pasimi, ai mbetet një mesfushor me potencial të vlefshëm për Unitedin.

Të tre lojtarët – Sancho, Vlahovic dhe Luiz – kanë diçka për të vërtetuar.

Një shkëmbim mes klubeve duket gjithnjë e më realist, sidomos kur të dyja palët kërkojnë të rigjenerojnë skuadrat dhe të minimizojnë humbjet nga investimet e deritanishme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Chelsea dhe Manchester United mund të futen në një shkëmbim të jashtëzakonshëm - dy yje në tavolinë

Chelsea dhe Manchester United mund të futen në një shkëmbim të jashtëzakonshëm - dy yje në tavolinë

Premier League
Musiala zbulon mbrojtësin më të vështirë që është përballur deri më tani në karrierë

Musiala zbulon mbrojtësin më të vështirë që është përballur deri më tani në karrierë

Bundesliga
FIFA nën kritika për shkelje të rregullave në finalen e Botërorit për Klube - a u favorizua Chelsea?

FIFA nën kritika për shkelje të rregullave në finalen e Botërorit për Klube - a u favorizua Chelsea?

Ndërkombëtare
Tensione para duelit Usyk-Dubois, britaniku i bërtiti ukrainasit në fytyrë

Tensione para duelit Usyk-Dubois, britaniku i bërtiti ukrainasit në fytyrë

Boks
Klubi nga Liga Premier tërhiqet nga gara për Rodrygon

Klubi nga Liga Premier tërhiqet nga gara për Rodrygon

Premier League
Tifozët vërshojnë dyqanin e Barcelonës, duan fanellën e re të Yamal - nuk ndalet prodhimi

Tifozët vërshojnë dyqanin e Barcelonës, duan fanellën e re të Yamal - nuk ndalet prodhimi

La Liga
Kalo në kategori