LAJMI I FUNDIT:

Protagonistët e Portokalli, Kapo dhe Hekri, argëtojnë të burgosurit në një burg të vërtetë (Video)

Protagonistët e Portokalli, Kapo dhe Hekri, argëtojnë të burgosurit në një burg të vërtetë (Video)

Të privuar nga liria, por jo nga e drejta për të pasur sado pak mundësi për t’u argëtuar. Ka qenë kjo arsyeja që Instituti i Vuajtjes së Dënimit Peqin ka organizuar një koncert festiv për të dënuarit.

“Puna jonë nga viti 2018 e në vazhdim, do të ketë në fokus të panegociueshëm trajtimin dinjitoz, human dhe bazuar mbi respektet e plota të të drejtave të njeriut, ndaj të dënuarve”, është shprehur drejtori i Burgut të Peqinit, Arjan Hasani.


“Jeni vërtetë të privuar nga liria, për aq kohë sa jeni këtu, por nuk jeni të privuar nga të drejtat si njerëz”, ka thënë drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko.

(Foto: YouTube/TopChannel)

Sa i përket atmosferës, gjithçka ndryshoi, kur aktorët e “Portokallisë” rikthyen të qeshurat. Dhe në asnjë vend nuk do të kishte kuptim më mirë loja e shkëlqyer e “Kapos dhe Hekrit”, transmeton TCH.

“Këta janë shumë të kënaqur kur vijnë artistë televizivë dhe ne jua sollëm atë kënaqësi”, ka deklaruar aktori dhe prezantuesi ‘Portokalli’, Salsano Rrapi.

“Pavarësisht se unë bëj rolin e një të burgosuri në ‘Portokalli’, nuk është e njëjta ndjesi, sepse unë hyj e dal kur të dua”, ka theksuar aktori Ledio Lako.

Edhe për aktorët, performanca në një ambient të vuajtjes së dënimit, ishte një ndjesi e veçantë.

“Janë eksperienca që duhen zgjeruar sa më shumë, sepse bëjnë që edhe ne të jemi sa më afër me ta dhe njëkohësisht ata të na ndjekin edhe live, jo vetëm nëpërmjet ekranit”, ka deklaruar aktori Rezart Veleshnja.

Drejtoria e Burgjeve kishte parashikuar edhe pako me ushqime për ata të dënuar të cilët prej shumë vitesh janë braktisur nga familjarët e tyre.

Në trend Magazina

Më shumë
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina

"Për ato që lamë dhe ato që presim të vijnë", kujt po i dedikon këtë Ilnisa?

Magazina

"Valla më mbyti 'mësyshi'", Vesa Vallasaliu shpjegon për 'aksidentin' që pësoi me veturën e saj luksoze

Magazina
Kalo në kategori