LAJMI I FUNDIT:

Profili i Justin Timberlake: Princ i muzikës pop (Video)

Profili i Justin Timberlake: Princ i muzikës pop (Video)
Justin Timberlake onstage at the Capital FM Summertime Ball at Wembley in London. PRESS ASSOCIATION Photo. Picture date: Sunday June 9, 2013. Photo credit should read: Yui Mok/PA Wire

Paraqitja e jashtme, dikur e një adoleshenti të shkujdesur e tani të një babai serioz, nuk ka kaluar asnjëherë pa u vënë re dhe pa u komentuar.

Megjithëse ai është një këngëtar, aktor dhe biznesmen shumë i suksesshëm, të qënit baba është gjëja më e mrekullueshme që i ka ndodhur Justin Timberlake.


Justin Timberlake është nga ata këngëtarë që frymëzon, jo vetëm me artin e tij. Justin nuk e ka aspak të vështirë të bëjë muzikë. Sepse muzika për të është vetëm pasion. ‘My love’, ‘Cry me a river’, apo ‘Ayo technology’ janë këngët që përcjellin jo vetëm tinguj dhe fjalë, por histori të jetuara vetë nga ai.

Justin, hyri në botën e muzikës kur ishte vetëm 11 vjeç në Mickey Mouse Clubhouse, me Britney Spears, Christina Aguilera dhe Ryan Gosling, ndërsa e ëma e mbështeti në programin “Star Search” që ishte vetëm për talentët e rinj.

Edhe pse nuk fitoi, Justin nuk u dekurajua, sepse pasioni i tij kultivohej mbi ambicie të forta që e çuan drejt suksesit të sigurt. Që atëherë ai filloi të këndojë në koncerte dhe festa të organizuara kudo, në shkollë, konkurse, talent shou ku talenti i tij do të spikaste.

Kështu për herë të parë e pamë të interpretojë përkrah grupit ‘NSync’ me këngët e bukura pop.

Timberlake lindi më 31 janar 1981 në Memphis. Prindërit e tij janë shkurorëzuar kur ai ishte vetëm 2 vjeç. Ai e braktisi shkollën në klasën e gjashtë, dhe e përfundoi si filloren edhe të mesmen duke ndjekur provimet me korrespodencë, shkak i angazhimit në muzikë.

Të gjitha lajmet rreth Justin Timberlake
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Justin Timberlake

Shumë kanë qenë femrat të cilat e kanë shoqëruar dhe e kanë mbështetur teksa është shndërruar në princin e popit. Britney, Cameron. Këto janë pikërisht eks kandidatet të cilat nuk i kujtojmë vetëm për bukurinë e padiskutuar apo për famën në botën e spektaklit, po edhe për faktin se kanë qenë të dashurat historike të Justin Timberlake.

Kënga e shumë përfolur Cryme a River, ishte konfirmuar nga vet këngëtari se e shkroi për ndarjen që përjetoi me këngëtaren Britney Spears, me të cilën ishte gati 3 vjet në lidhje.

Për më shumë detaje, shikojeni profilin e përgatitur nga RTV Dukagjini.

Në trend Magazina

Më shumë
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Ishte duke dhënë intervistë kur u afrua Lumbardhi, Kaderi kthen kokën dhe injoron tërësisht ish-të dashurin e saj nga BBVK

Ishte duke dhënë intervistë kur u afrua Lumbardhi, Kaderi kthen kokën dhe injoron tërësisht ish-të dashurin e saj nga BBVK

Magazina
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Magazina
Oriola Marashi duket e mrekullueshme në fotosesionin për “Guess Kosovo”

Oriola Marashi duket e mrekullueshme në fotosesionin për “Guess Kosovo”

Magazina
Nis nata finale e

Nis nata finale e "Eurovision 2024" - lista e 35 shteteve pjesëmarrëse dhe renditja e tyre

Magazina
Gresa Hoti publikon fotografi të mrekullueshme në bikini, nga pushimet në Ibiza

Gresa Hoti publikon fotografi të mrekullueshme në bikini, nga pushimet në Ibiza

Magazina
Kalo në kategori