LAJMI I FUNDIT:

Problemi i Iscos: Tre muaj pa startuar, 13 minuta në Ligën e Kampionëve dhe asnjë ofertë – spanjollit po i bije vlera në vazhdimësi

Problemi i Iscos: Tre muaj pa startuar, 13 minuta në Ligën e Kampionëve dhe asnjë ofertë – spanjollit po i bije vlera në vazhdimësi

Zinedine Zidane duket se në rikthimin e tij te Real Madridi, pas shërimit nga coronavirusi, do të ketë shumë punë.

Tifozët presin nga ai që disa lojtarëve t’u ofrojë një shans të dytë, mirëpo raportohet se Isco nuk është në mesin e atyre.


Pasi të keni kaluar tre muaj pa filluar një ndeshje në LaLiga dhe të keni luajtur vetëm 13 minuta në Ligën e Kampionëve te Real Madridit, është e drejtë të thuhet se Zidane nuk i beson ish-mesfushorit të Malagas.

Përzgjidhen 20 mesfushorët të dekadës – Messi i pakonkurrencë
Lexo po ashtu Përzgjidhen 20 mesfushorët të dekadës – Messi i pakonkurrencë

Disa vjet më parë, tymi i bardhë që dilte nga zyrat e Santiago Bernabeut, duke sinjalizuar disponueshmërinë e Iscos – klubet evropiane ishin hedhur në sulm për shërbimet e tij, megjithatë në janar të vitit 2021 nuk ishte kështu.

Spanjolli ishte në dispozicion këtë dimër, qoftë në huazim ose si një shitje e përhershme, dhe telefoni nuk cingëroi, nuk kishte asnjë shenjë nga dy klubet e Mançesterit, Liverpooli, me Tottenhamin që ka një fokus tjetër tani, ndërsa të dy klubet e Milanit vendosën të forcojnë stolin e tyre me lojtarë të tjerë.

Arsenali, i vetmi klub që ka kontaktuar, në fakt e bëri këtë vetëm për të përfunduar një lëvizje huazimi për Martin Odegaard, një tjetër lojtar që ka rënë nën urdhrat e Zidanes.

Nuk ka qenë gjithmonë kështu, me Zidanen që në fakt po merrte disa shfaqje të pabesueshme nga Isco mes viteve 2016 dhe 2018.

Mesfushori spanjoll gjeti hapësirë në takimin ndaj Manchester Unitedin në Super Kupën e UEFA-s, me një performancë në një rol më ofanziv në mesfushë.

Situata e tij aktuale filloi kur Julen Lopetegui u shkarkua nga puna dhe Santiago Solari kishte një marrëdhënie të dobët me të, që rrëzoi besimin e Iscos dhe ai kurrë nuk ka qenë i njëjti lojtar.

Hera e fundit që Isco filloi një ndeshje në LaLiga, ishte tre muaj më parë më 8 nëntor, kur ai ishte pjesë e formacionit bazë në takimin ndaj Valencias.

Ai më pas kërkoi të largohej nga klubi, dhe emri i Sevillas u përmend me lidhjen Lopeteguin një aspekt premtues i çdo marrëveshjeje të tillë, por në vend të kësaj klubi andaluzian nënshkroi 32-vjeçarin Papu Gomez.

Ancelotti nuk heq dorë, e dëshiron Iscon te Evertoni
Lexo po ashtu Ancelotti nuk heq dorë, e dëshiron Iscon te Evertoni

Isco tani po jeton muajt e tij të fundit në kryeqytetin spanjoll, kjo nuk është një situatë që mund të vazhdojë përtej verës, por gjithashtu duket sikur do të jetë e pamundur për të që të fitojë një lëvizje të madhe në verë.

Vlera e tij ka rënë aq shumë, saqë ai mund të kalojë te ndonjë skuadër që mund të luajë edhe jashtë Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

La Liga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Situatë e shëmtuar te Chelsea, lojtarët kapen mes vete për një penallti

Situatë e shëmtuar te Chelsea, lojtarët kapen mes vete për një penallti

Premier League
Ku janë ata tani? Dhjetë blerjet e para të Pep Guardiolës si trajner i Manchester City

Ku janë ata tani? Dhjetë blerjet e para të Pep Guardiolës si trajner i Manchester City

Premier League
Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Premier League
Kalo në kategori