LAJMI I FUNDIT:

Probleme të shumta në mbrojtje, Milani mendon për transferimin e N’Koulous

Probleme të shumta në mbrojtje, Milani mendon për transferimin e N’Koulous
Nicolas N'Koulou. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Milani nuk e ka nisur si duhet këtë edicion në Serie A, duke mbetur mbrapa skuadrave pretendente për titull e Evropë.

Kuqezinjtë synojnë të përforcohen në afatin kalimtar të janarit me lojtar defensivë, pasi mbrojtja është problemi i madh i tyre.


Në skenë ka dalë emri i mbrojtësit kamerunas Nicolas N’Koulou që luan me Torinon.

29-vjeçari ka bindur me paraqitjet e tij në Serie A dhe po kërkohet nga Milani për ta forcuar qendrën e mbrojtjes.

Nicolas N’Koulou. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Mediat italiane kanë raportuar se Rossonerët synojnë transferimin e lojtarit në janar për shifrën e 15 milionë eurove.

Ish-mbrojtësi i Olympique Lyon u kërkuar shumë nga Roma në verë, por që Torino nuk e lejoi transferimin e tij në Olimpico.

Gjithsesi lojtari i ka dhënë dritën e gjelbër tani Milanit dhe i mbetet dy klubeve të arrijnë një marrëveshje për të. /Telegrafi/