LAJMI I FUNDIT:

Prizreni 16 fiton ndeshjen e parë ndaj Prishtinës

Prizreni 16 fiton ndeshjen e parë ndaj Prishtinës

Prizreni 16 ka shënuar fitore në ndeshjen e parë çerekfinale të “Play-off” ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 95:87 (29:25, 18:20, 27:28, 21:14). Ndeshja

e dytë zhvillohet në kryeqytet, ndërsa skuadra që shënon dy fitore, kualifikohet në gjysmëfinale.


Pas një fillimi të barabartë, vendasit për një nuancë ishin më të mirë, duke pasur epërsi konstante, ku çerekun e parë e fituan me rezultat 29:25.

Lojë shumë interesante u zhvillua edhe në periudhën e dytë, me shumë rikthime dhe lojë atraktive. Kjo pjesë u karakterizua me epërsinë e herë njërës skuadër, e herë tjetrës dhe me shumë barazime, kurse pjesa e parë përfundoi me shifrat 47:45.

Lojë e ngjashme u zhvillua edhe në periudhën e tretë, ku pas rezultatit 50:50, vendasit me një seri prej 9:0 u shkëputën në 59:50, por prishtinasit nuk u dorëzuan, duke e përmbysur rezultatin në 64:70, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 74:73.

Por, në dhjetë minutat e fundit dhe vendimtare, prizrenasit ishin më të mirë, duke u shkëputur në 23 pikë, 92:79 dhe arritën të menaxhojnë epërsinë, duke triumfuar në fund 95:87.

Te Prizreni 16 u dalluan Arti Hajdari me 35 pikë, Urim Zenelaj me 12 pikë e tetë kërcime dhe Darell Davis me 18 pikë e gjashtë asistime, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Devin Thomas me nëntë pikë e 17 kërcime, Jetmir Zeqiri me 23 pikë dhe Jan Palokaj me 20.

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori