LAJMI I FUNDIT:

Prishtina përforcohet me amerikanin Jordan Johnson

Prishtina përforcohet me amerikanin Jordan Johnson
Jordan Johnson (Foto: Facebook/KB Prishtina)

KB Prishtina e ka transferuar basketbollistin amerikan, i cili së fundmi ka luajtur në Holandë te Landstede Hammers.

“Nxehen temperaturat në Janar! Jordan Johnson, përforcon Prishtinën”, kështu fillon njoftimi në faqen zyrtare të klubit kryeqytetas në Facebook.


“Prishtina si gjithmonë ka vetëm një objektiv, që të jetë më e mira në vend. Këtë tanimë e kemi dëshmuar”.

“Për të arritur qëllimin edhe këtë vit ne kemi filluar të përforcojmë edhe me shumë ekipin. I pari që arrin është fundori Jordan Johnson, një lojtar tani më i dëshmuar në garat evropiane”.

“Ai së fundmi ka luajtur te skuadra holandeze, Landstede Hammers Zwolle me një mesatare prej 16.7 pikëve ne kampionatin Holandez ndërsa në Fiba Europe Cup me mesatare 14.7 pikë për ndeshje”.

“Mirë se vjen në shtëpinë e kampionëve Jordan”, shkruan më tej në komunikatën e KB Prishtinës. /Telegrafi/