LAJMI I FUNDIT:

Prishtina në finale të Superkupës së Kosovës pasi mposhti Yllin

Prishtina në finale të Superkupës së Kosovës pasi mposhti Yllin

Sigal Prishtina ka mundur Golden Eagle Yllin me rezultat 82:75 (19:18, 20:14, 19:17, 24:26), duke u kualifikuar në finale të Superkupës së Kosovës në basketboll.

Prishtinasit e nisën ndeshjen më mirë dhe që në fillim krijuan epërsi prej nëntë pikësh, 13:4, por më pas u rikthyen therandasit ku kaluan në epërsi 17:18, ndërsa çereku i parë përfundon 19:18.

Bardhekaltrit ishin më të mirë në periudhën e dytë, duke pasur epërsi konstante dhe në fund u shkëputën për  të shkuar në pushim me shifrat 39:32.

Kryeqytetasit vazhduan me lojë të mirë dhe në periodën e tretë arritën epërsinë më të lartë, që shkoi deri në 14 pikë, 48:34, ndërsa më pas Ylli u këndell paksa, kurse rezultati pas 30 minutash ishte 58:49.

Ylli u mundua të rikthehet në dhjetë minutat e fundit, megjithatë përveç ngushtimit të epërsisë, nuk arritën të bëjnë më shumë dhe Sigal Prishtina triumfoi 82:75, duke u kualifikuar në finale ku do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Trepça – Bashkimi, që zhvillohet nga ora 20:30.

Te Sigal Prishtina më i miri ishte Dardan Berisha me 28 pikë e pesë asistime, kurse te Golden Eagle Ylli më i miri ishte Rashun Davis me 31 pikë, pesë kërcime dhe pesë asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori