LAJMI I FUNDIT:

Prishtina merr një fitore komode ndaj Feronikelit ’74

Prishtina merr një fitore komode ndaj Feronikelit ’74

Prishtina e ka nisur për mrekulli sezonin pranveror duke shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Feronikelit ’74, në kuadër të xhiros së 19-të në elitën e futbollit kosovar.

Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, u shoqërua me një dominim të ekipit nga kryeqyteti në pjesën e parë.


Prishtina e morën epërsinë me anë të Jalen Blesas (21’) i cili shënoi për rezultatin 1-0.

Me epërsinë minimale të Prishtinës prej 1-0 u mbyllën 45 minutat e këtij ballafaqimi.

Me të filluar pjesa e dytë mysafirët patën një mundësi të mirë për të barazuar shifrat me anë të Ilirid Ademit (52’), por Ardian Muja bëri një ndërhyrje vendimtare duke ia mohuar golin.

Vetëm disa çaste më vonë, Jalen Blesa (55’) fitoi penallti pas një ndërhyrje të palejuar brenda zonës.

Përgjegjësinë për ekzekutimin e penalltisë e mori Mërgim Pefqeli (58’) i cili me gjakftohtësi arriti ta mposht portierin mysafir për 2-0.

Me këtë fitore Prishtina mbetet në pozitën e katërt dhe shkon në kuotën e 29 pikëve të grumbulluara, pesë më pak se Drita në pozitën e tretë.

Në xhiron e ardhshme Prishtina luan në udhëtim ndaj Gjilanit, ndërsa Feronikeli ’74 do të ketë punë me Ballkanin në Suharekë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori