LAJMI I FUNDIT:

“Prishtina Max Fest” – Festivali më i madh i turizmit po vjen!

“Prishtina Max Fest” – Festivali më i madh i turizmit po vjen!

Kanë mbetur vetëm 12 ditë deri te festivali më i madh i turizmit “Prishtina Max Fest”, organizimi më i madh jo komercial ndonjëherë do të fillojë më 7-9 Maj 2023. Në panairin më të madhë të turizmit do të ketë shumë lojra e aktivitete për fëmijët, shumë surpriza dhe mega koncerte në mbrëmje, e një ndër aktivitetet e shumta që Max Travel ka planifikuar për të pranishmit, është ajo ku pjesëmarrësit do të marrin informacion dhe njohuri nga afër për hotelet më të njohura nga 3 destinacionet e Turqisë si Antalya, Bodrum dhe Stamboll dhe për hotelet në Dubai e Egjipt, festivali më i madhë jo komercial në Kosovë do të jetë i hapur për 3 ditë me radhë duke filluar nga ora 10:00-19:00 në sheshin George Bush në Prishtinë.

Ky event madhështor, i cili është organizuar dhe zhvillohet nën mbikëqyrjen e Max Travel, sjell në Kosovë mbi 50 përfaqësues të hoteleve nga Truqia,Dubai dhe Egjipti për të informuar qytetarët e Kosovës nga afër për gjithçka rreth hoteleve dhe sezonit veror 2023, ndër të tjerash festivali premton edhe shume aktivitete për fëmijë dhe 3 netë mega koncerte me këngëtarët më të njohur të estrades.


Ndryshe, dita e parë e Prishtina MaxFest është e rezervuar për fëmijët me një program të plotë që nga mëngjesi, në sheshin George Bush, fëmijët do të mund të argëtohen me palaqon, maskotat e ndryshme, të bëjnë ngjyrosjen e fytyrës dhe duke vazhduar më pas me vallëzime dhe koncert posaçërisht për ta dhe shumë lojëra dhe aktivitete të tjera. Në anën tjeter qytetarët do të informohen vazhdimisht nga përfaqesuesit dhe stafi i Max Travel në lidhje me hotelet, si dhe të bëjnë rezervimet e pushimeve të tyre tek agjentët e shitjes së Max Travel. Kjo ditë do të përmbylllet me një Mega Koncert FALAS në po të njëjtin vend ku për të gjithë qytetarët do të performojnë DJ, Bardhi, Elvana Gjata, Shemi dhe Ilirët dhe shume surpriza të tjera të përgaditura enkas për ju.

Panairi më i madhë i turizmit në Kosovë, Prishtina Max Fest do të vazhdojë edhe në ditën e dytë në sheshin George Bush, i cili do vazhdojë të informojë të gjithë qytetaret për destinacionet dhe hotelet më të njohura në Turqi, Dubai dhe Egjipt. Ndërsa pasditja i kushtohet përfaqësuesve të hoteleve, agjentave dhe përfaqesues të aviokompanive në një darkë speciale me dyer te mbylllura, ku prezent në këtë darkë do të jenë edhe shumë personazhe nga instancat e larta shtetrore. Mbrëmja do të kulmoj në sheshin George Bush në Prishtinë me një Mega Koncert FALAS për të gjithë ku përveq surprizave të shumta, për qytetarët do të performojnë DJ, Offchestra, Melinda dhe Cozman.

Duhet theksuar se edhe gjatë ditës së tretë të gjithë të interesuarit mund të jenë pjesë e panairit të hoteleve gjatë gjithë ditës, e në të njëjtën kohë me rastin e shënimit të ditës së Tokës, Max Travel së bashku me organizatën TOKA, ka përgaditur shume lojra, dhurata, sfida e aktivitete të ndryshme për fëmijët, ku të gjithë fëmijët do të kenë mundësinë edhe të ngjyrosin banerin unik të përgaditur enkas për ta.

E i gjithë ky festival madhështor do të kulmojë natën e 9 Majit me një super koncert nga ora 19:30 FALAS për publikun në sheshin George Bush, ku për të gjithë të pranishmit do të performojnë Sabri Fejzullahu, Pint Lyrical Son & Mc Kresha dhe shume surpriza të tjera gjatë mbrëmjes.

Max Travel nuk do t’ju kursej nga surprizat dhe dhuratat e shumta gjatë këtyre 3 ditëve, ndaj ju mirëpresim në Prishtina Max Fest.

Në trend Magazina

Më shumë
Filmi i ri i Netflix me Jessica Alba u kritikua ashpër nga shikuesit, duke e etiketuar të tmerrshëm

Filmi i ri i Netflix me Jessica Alba u kritikua ashpër nga shikuesit, duke e etiketuar të tmerrshëm

Magazina
Jennifer Lopez mahnit plot elegancë, në shfaqjen e Dior në Paris

Jennifer Lopez mahnit plot elegancë, në shfaqjen e Dior në Paris

Magazina
“Ua kam lëshuar ujin” – Meriton Mjekiqi nuk flet me askënd përveç Ilnisës?

“Ua kam lëshuar ujin” – Meriton Mjekiqi nuk flet me askënd përveç Ilnisës?

Magazina
Roza Lati rrëfeu se vuajti gjatë lidhjes me këngëtarin, Stine flet për marrëdhënien me moderatoren: S’kemi fare komunikim

Roza Lati rrëfeu se vuajti gjatë lidhjes me këngëtarin, Stine flet për marrëdhënien me moderatoren: S’kemi fare komunikim

Magazina
Taylor Swift gëlltit përsëri një insekt gjatë performancës së saj në Londër, muaj pasi bëri të njëjtën gjë në Chigaco

Taylor Swift gëlltit përsëri një insekt gjatë performancës së saj në Londër, muaj pasi bëri të njëjtën gjë në Chigaco

Magazina
Mozzik publikon mesazhet - i kishte shkruar Lotinës disa vite më parë

Mozzik publikon mesazhet - i kishte shkruar Lotinës disa vite më parë

Magazina
Kalo në kategori