LAJMI I FUNDIT:

Prishtina konfirmon largimin e dy futbollistëve, Pefqeli dhe Gavazaj largohen nga kampioni

Prishtina konfirmon largimin e dy futbollistëve, Pefqeli dhe Gavazaj largohen nga kampioni

Dy futbollistët, Mergim Pefqeli dhe Enis Gavazaj, pas skadimit të kontratës me FC Prishtina, janë futbollistë të lirë.

Kampioni aktual me një publikim në faqen zyrtare ka njoftuar se dyshes nuk do t’i vazhdohet kontrata.


“Klubi i falënderon përzemërsisht për kontributin e dhënë për skuadrën, sidomos në vitin që klubi do të mbaj gjatë në mend”, thuhet një njoftim.

Mërgim Pefqeli, 27 vjeç, për Prishtinën këtë edicion ka regjistruar 20 ndeshje në tre garat zyrtare duke shënuar 4 gola dhe 2 asistime.

Pefqeli, vije nga shkolla e futbollit të klubit, kurse me skuadrën e parë gjithsejtë ka regjistruar katër sezone, 2016-2019 dhe 2020/21 duke zhvilluar 103 ndeshje zyrtare, 15 gola dhe 4 asistime.

Enis Gavazaj, 26 vjeç, te Prishtina ishte aktivizuar për herë të dytë gjatë këtij sezoni pas transferit nga Kukësi duke regjistruar 14 ndeshje në kampionat dhe kupë dhe duke shënuar 2 gola e 1 asistim.

Gavazaj, së pari ishte pjesë e Prishtinës në edicionin 2012/13 kur ishte transferuar nga Liria e Prizrenit e pastaj nga Prishtina në Gent të Belgjikës. Në dy edicione, 2012/13 dhe 2020/21, Gavazaj me Prishtinën ka regjistruar 36 paraqitje zyrtare, 3 gola dhe a 2 asistime./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

La Liga
Kalo në kategori