LAJMI I FUNDIT:

Prishtina konfirmon edhe transferimin e portierit Agron Kolaj

Prishtina konfirmon edhe transferimin e portierit Agron Kolaj

Klubi kryeqytetas, Prishtina ka konfirmuar tashmë edhe zyrtarisht transferimin e portierit 21-vjeçar, Agron Kolaj.

Telegrafi gjatë ditës raportoi se Prishtina ka arritur marrëveshje me Agron Kolajn, i cili në sezonin vjeshtor ishte lojtar i lirë, pas prishjes së marrëveshjes me Llapin.


Nuk ka vonuar shumë dhe faqja zyrtare e Prishtinës ka konfirmuar transferimin e 21-vjeçarit që ka bërë karrierë për disa klube në Kosovës.

““Gardiani” Agron Kolaj është përforcimi i radhës i skuadrës sonë. Portieri 21-vjeçar vjen si lojtar i lirë te Prishtina teksa në të kaluarën ka mbrojtur portën e klubeve si KF Gjakova, Dukagjin Gjakovë, Besa e Pejës dhe FC Llapi”.

“Shtatlarti ka qenë pjesë edhe e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës, U-19 dhe U-21”.

“Ai të mërkurën ka nënshkruar kontratë me ekipin tonë ndërkohë që për këtë fakt është shprehur shumë i lumtur”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori