LAJMI I FUNDIT:

Prishtina fiton ndaj Bashkimit, vazhdon ngjitjen

Prishtina fiton ndaj Bashkimit, vazhdon ngjitjen

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 73:62 (22:17, 22:16, 15:11, 14:18), në kuadër të javës së dhjetë në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Në çerekun e parë prishtinasit kishin epërsi të lehtë, por pa arritur shkëputjen e madhe, duke e fituar këtë pjesë 22:17. Bardhekaltrit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e ngritur edhe më tutje epërsinë, ku më e larta ishte 11 pikë, 38:27, e më pas zhvillohet lojë kryesisht e barabartë, derisa pjesa e parë përfundon 44:33.


Kryeqytetasit vazhduan me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e tretë, duke e ngritur epërsinë edhe më shumë, 51:33.

Prizrenasit u munduan të rikthehen, por pa arritur një gjë të tillë dhe rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 59:44. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë kryesisht e barabartë, me prishtinasit që menaxhuan epërsinë dhe triumfuan me rezultat 73:62.

Te Sigal Prishtina u dallua Wendell Mitchell me 10 pikë e 13 kërcime, ndërsa te Bashkimi u dalluan Immanuel King me 13 pikë e 10 kërcime dhe Valon Bunjaku me 17 pikë.

Sigal Prishtina ka gjashtë fitore dhe katër humbje, kurse Bashkimi ka pesë fitore dhe pesë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori