LAJMI I FUNDIT:

Prishtina befasohet nga Vëllaznimi, gjakovarët morën fitoren e tretë radhazi

Prishtina befasohet nga Vëllaznimi, gjakovarët morën fitoren e tretë radhazi

Vëllaznimi po vazhdon në formë të lartë. Skuadra kuqezi me rikthim ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 83:77 (20:21, 23:22, 11:22, 29:12), në javën e shtatë të Prince Caffe Superligës.

Çereku i parë ka qenë tërësisht i barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej dhe përfundoi 20:21. Në periudhën e dytë vendasit kishin deri në shtatë pikë epërsi 37:30, por prishtinasit u rikthyen shpejt dhe pjesa e parë përfundoi 43:43.


Perioda e tretë ishte interesante, kur pranë rezultatit 50:49, prishtinasit hyn në një seri të suksesshme për tu shkëputur në 52:65, që ishte epërsia më e lartë në ndeshje, derisa shifrat pas 30 minutash ishin 54:65. Megjithatë, rikthimi i madh i vendasve ndodhi në dhjetë minutat e fundit. Ata nuk u dorëzuan dhe përmbysën rezultatin 78:73, ndërsa në fund triumfuan 83:77.

Te Vëllaznimi u dalluan Jalen Ray me 22 pikë, pesë kërcime e pesë asistime dhe Samuel Sessoms me 20 pikë e nëntë kërcime, ndërsa te Sigal Prishtina, Derrick Wilson kishte 16 pikë, pesë kërcime e shtatë asistime dhe Dardan Berisha me 16 pikë, pesë kërcime e katër asistime.

Kuqezinjtë kanë tri fitore e katër humbje, derisa bardhkaltrit katër fitore e tri humbje./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi publikon formacionin zyrtar për klasiken evropiane ndaj Bayern Munich

Real Madridi publikon formacionin zyrtar për klasiken evropiane ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Konfirmohet një mungesë e madhe tek Bayerni për ndeshjen ndaj Real Madridit

Konfirmohet një mungesë e madhe tek Bayerni për ndeshjen ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Manchester United bën prioritet kryesor për transferim gjatë verës top yllin e Real Madridit

Manchester United bën prioritet kryesor për transferim gjatë verës top yllin e Real Madridit

Premier League
Kalo në kategori