LAJMI I FUNDIT:

Princi Harry dhe Meghan Markle zbulojnë për herë të parë portretin e vajzës së tyre

Princi Harry dhe Meghan Markle zbulojnë për herë të parë portretin e vajzës së tyre
Foto: Getty Images

Princi Harry dhe Meghan Markle më në fund kanë shpërndarë foton e parë të vajzës së tyre, Lilibet Diana, që lindi rreth gjashtë muaj më parë.

Imazhi i lezetshëm i familjes tregon Meghan duke mbajtur vajzën e tyre, ndërsa Harry i buzëqeshur shikon me djalin e tyre dyvjeçar.


Archie, i cili ka trashëguar flokët e kuq të babait të tij, është i veshur me xhinse si pjesa tjetër e familjes, dhe fytyra e tij shfaqet më ndryshe nga imazhet e tjera të shpërndara nga Harry e Meghan.

Princi Harry dhe Meghan Markle me fëmijët e tyre (Foto: Alexi Lubomirski)

Duka dhe Dukesha e Sussex, të cilët aktualisht banojnë në një rezidencë prej 14.7 milionë dollarësh në Montecito, publikuan kartolinën për të njoftuar se kanë bërë një donacion për disa bamirësi, duke përfshirë një organizatë që mbështet familjet e zhvendosura afgane.

Të gjitha lajmet nga Meghan Markle
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Meghan Markle

Lilibet Diana Mountbatten-Windsor, fëmija i dytë i çiftit, lindi më 4 qershor në Santa Barbara, Kaliforni dhe është e teta në radhën e fronit.

Foto: Screenshot/DailyMail

Ajo lindi në spitalin Santa Barbara Cottage dhe u emërua sipas pseudonimit të fëmijërisë së Mbretëreshës, ndërsa emri i saj i dytë Diana ishte në nder të nënës së ndjerë të Harryt.

Princi Harry dhe Meghan u larguan nga familja mbretërore në mars të vitit 2020. /Telegrafi/

Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

Magazina
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

Magazina
Para dhe pas - Santiana Maloku befason me fotografinë pa grim

Para dhe pas - Santiana Maloku befason me fotografinë pa grim

Magazina
Fejohet këngëtarja Engjëllusha Salihu

Fejohet këngëtarja Engjëllusha Salihu

Magazina
Noah Cyrus i lë pak imagjinatës me veshje shumë të dukshme, gjatë performancës në Brazil

Noah Cyrus i lë pak imagjinatës me veshje shumë të dukshme, gjatë performancës në Brazil

Magazina
Kënga e Luiz Ejllit dhe Getoar Selimit e kopjuar? Melodia dhe skenografia janë krejtësisht të ngjashme me një këngë turke

Kënga e Luiz Ejllit dhe Getoar Selimit e kopjuar? Melodia dhe skenografia janë krejtësisht të ngjashme me një këngë turke

Magazina
Kalo në kategori