LAJMI I FUNDIT:

Princi Harry arrin në Kanada, gati për të nisur jetën e re si një njeri i zakonshëm me bashkëshorten dhe djalin e vogël

Princi Harry arrin në Kanada, gati për të nisur jetën e re si një njeri i zakonshëm me bashkëshorten dhe djalin e vogël

Duka i Sussex-it filloi sot jetën e tij të re në Kanada me Meghan Markle dhe djalin e tyre tetë muajsh Archie larg familjes Familjare Mbretërore, pasi mbërriti në Kanada, me një fluturim të “British Airways” mbrëmë.

Princi Harry udhëtoi nga Londra për në Vancouver me një aeroplan, disa orë pasi përfundoi angazhimin e tij të fundit si një mbretëror i vijës së parë me të drejta në Samitin e Investimeve në Mbretërinë e Bashkuar, në Londrën juglindore, shkruan DailyMail.


Ai mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Vancouverit mbrëmë pas një udhëtimi dhjetë orësh, pastaj hipi në një aeroplan ‘WestJet’ për të bërë udhëtimin e shkurtër në Aeroportin e Victoria-s në ishullin Vancouver për t’u bashkuar me pjesën tjetër të familjes së tij.

Ndërsa ai fluturoi, ai humbi pritjen e parë solo të vëllait të tij William në Pallatin e Buckingham-it, ku ai filloi në një epokë të re për mbretërit – dhe madje ia kujtoi Harryt përmes rreshtave në fjalën e tij përshëndetëse, duke thënë: “Kontinenti Afrikan mban një vend shumë të veçantë në zemrën time. Është vendi që babai im mori vëllain tim dhe mua menjëherë pasi nëna jonë vdiq”.

"Ishte e gjitha ideja e Meghanit", Samantha Markle e akuzon motrën e saj për vendimin e daljes nga mbretëria dhe e quan 'shkelje të rëndë'
Lexo po ashtu "Ishte e gjitha ideja e Meghanit", Samantha Markle e akuzon motrën e saj për vendimin e daljes nga mbretëria dhe e quan 'shkelje të rëndë'

Pas fjalimit emocional të Harryt në Chelsea në Londër të dielën në mbrëmje, ai tha se nuk kishte “mundësi tjetër”, pos të hiqte dorë nga detyrat e tij zyrtare mbretërore dhe të krijonte një jetë të re në Kanada, ku gruaja dhe djali i tij po vendosen në shtëpi të re.

Ndërkohë u pretendua se Harryt nuk iu dha zgjidhje tjetër përveç se të merrte vesh marrëveshjen që i lejoi që të tërhiqet, me Mbretëreshën duke thënë se vendimi i tij nuk duhet të mbizotërojë angazhimet e profilit të lartë të mbretërve të tjerë këtë javë.

Një burim pallati i tha Daily Mirror: “Është bërë jashtëzakonisht e qartë për Harryn: Pajtohuni me këtë. Me dorëheqjen e tij nuk ishte nën kushtet që ai dëshironte por ai nuk kishte mundësi tjetër”.

“Meghan dhe Harry ishin aq të dëshpëruar për të dalë jashtë se ata nuk kishin zgjidhje tjetër – dhe për këtë ata duket se kanë hequr dorë nga një shumë e konsiderueshme”, citonte më tej burimi.

Shtëpia e Princit Harry dhe Meghan Markle në Mbretërinë e Bashkuar po mbyllet
Lexo po ashtu Shtëpia e Princit Harry dhe Meghan Markle në Mbretërinë e Bashkuar po mbyllet

Mbrëmë, Harry zbarkoi në Aeroportin e Vancouverit. Ai u pa duke dalë në aeroplan nga shkallët e pasme i veshur me një xhaketë blu dhe xhinse me çantë shpine mbi shpatullat, me dy roje sigurie që e shoqëronin.

Ai më pas hipi në një tjetër fluturim për në Victoria. Ai fluturoi përmes ‘WestJet’, të njëjtin transportues që Meghan thuhet se kishte marrë, duke zbritur në Victoria rreth orës 9:45, sipas orës lokale në Kanada.

Zyrtarët në aeroport mbyllën zonën e katit të tretë të shikimit publik pak para se të ateronte aeroplani.

Një grua gjatë fluturimit nga Vancouver për në Victoria i tha tabloidit Mirror: “Harry ishte një nga të parët që doli pasi mbaroi fluturimi dhe mbante çantën e tij. Mund të thuash pas një fluturimi të gjatë nga Londra ai ishte i lodhur dhe i shqetësuar”.

"Ne nuk duam që një tjetër Diana e vdekur në tunel të ndodhë këtu", ekspertët kanadezë shqetësohen për koston e sigurisë së Harryt dhe Meghan Markle
Lexo po ashtu "Ne nuk duam që një tjetër Diana e vdekur në tunel të ndodhë këtu", ekspertët kanadezë shqetësohen për koston e sigurisë së Harryt dhe Meghan Markle

“Por, kur pa veturën, humori i tij menjëherë ndryshoi. Nuk mund të isha e sigurt, por dukej sikur Meghan ishte në veturë duke e pritur atë.’Kushdo që ishte ai ishte shumë i lumtur t’i shikonte ata”, tha më tej dëshmitarja.

Tani Harry nuk do të përdorë më titullin e tij ‘lartmadhëri’ – megjithëse Mbretëresha nuk e hoqi zyrtarisht atë. Ai do të njihet thjesht si Duka i Sussex-it.

Akti i fundit i Harryt si një mbretëror i plotë ishte pjesëmarrja në Samitin e Investimeve në Mbretërinë e Bashkuar-Afrikë në Londër dje pasdite, ku ai zhvilloi një takim 20-minutësh me kryeministrin britanik Boris Johnson.

Ai gjithashtu pati një takim dypalësh privat me kryeministrin maroken Saad-Eddine El Othmani, Presidentin e Malavisë, Peter Mutharika dhe Filipe Nyusi, presidentin e Mozambikut, me kërkesë të Qeverisë.

Të dielën Harry po ashtu ishte në një darkë zyrtare private në Ivy në Chelsea për Sentebale, një organizatë bamirëse që mbështet të rinjtë e prekur nga HIV dhe Aids që ai e themeloi në vitin 2006.

Ai u tha mysafirëve të ftuar: “Ajo që dua ta bëj të qartë është se nuk po largohemi, dhe sigurisht që nuk po largohemi nga ju. Shpresa jonë ishte të vazhdojmë t’i shërbejmë Mbretëreshës, Komonuelthit dhe shoqatave të mia ushtarake, por pa fonde publike”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Magazina
Dua Lipa publikon albumin e tretë

Dua Lipa publikon albumin e tretë "Radical Optimism"

Magazina
Kalo në kategori