LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e Princit Harry dhe Meghan Markle në Mbretërinë e Bashkuar po mbyllet

Shtëpia e Princit Harry dhe Meghan Markle në Mbretërinë e Bashkuar po mbyllet

Raportimet e reja shtojnë spekulimet se Duka dhe Dukesha nuk planifikojnë të kalojnë shumë kohë në Mbretërinë e Bashkuar.

“Frogmore Cottage”, ajo që njihet si shtëpia e Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it, është në proces të mbylljes, sipas raportimeve, duke nxitur spekulimet çifti nuk kanë ndërmend të kalojnë ndonjë kohë domethënëse në Mbretërinë e Bashkuar në të ardhmen e afërt, shkruan The Guardian.


Stafi kryesor i banimit – një menaxher i shtëpisë dhe një pastrues – janë transferuar në detyra të tjera brenda familjes së Mbretëreshës. Anëtarëve të tjerë të stafit, duke përfshirë kuzhinierë, shërbyese dhe këmbësorë, u është thënë se shërbimet e tyre nuk kërkohen më në rezidencën e çiftit në Windsor, raportoi DailyMail.

Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: Kirsty Wigglesworth – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Harry dhe Meghan ndodhen në një periudhë “tranzicioni”, duke ndarë kohën e tyre midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë, me bekimin hezitues të Mbretëreshës.

Meghan Markle fotografohet duke shijuar "lirinë" pas daljes nga Mbretëria, vozit e vetme veturën për në aeroport
Lexo po ashtu Meghan Markle fotografohet duke shijuar "lirinë" pas daljes nga Mbretëria, vozit e vetme veturën për në aeroport

Meghan është tashmë në Kanada, me djalin e çiftit, Archie, dhe dy qentë e tyre, pasi u kthye në Vancouver, ku çifti kaluan gjashtë javë në pushim nga detyrat mbretërore gjatë periudhës së Krishtlindjes.

Harry kuptohet se ka angazhime private në Mbretërinë e Bashkuar në fillim të javës tjetër, teksa spekulohet se ai më pas do të bashkohet me Meghanin dhe Archien e vogël.

Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: Chris Jackson/Getty Images/Guliver)

Zyrtarët e lartë mbretërorë janë akoma në proces për të zbuluar detaje të një plani për t’i lejuar çiftit të krijojë role të reja. Çifti Sussex dëshirojnë të “tërhiqen” nga detyrat mbretërore të frontit, të jenë në gjendje të fitojnë të ardhura dhe të bëhen të pavarur financiarisht nga tatimpaguesit.

"Ne nuk duam që një tjetër Diana e vdekur në tunel të ndodhë këtu", ekspertët kanadezë shqetësohen për koston e sigurisë së Harryt dhe Meghan Markle
Lexo po ashtu "Ne nuk duam që një tjetër Diana e vdekur në tunel të ndodhë këtu", ekspertët kanadezë shqetësohen për koston e sigurisë së Harryt dhe Meghan Markle

Një burim tha: “Asnjë anëtar i stafit nuk është lënë i lirë. Në periudha të qeta, stafi shpesh ripërcaktohet diku tjetër rreth pasurisë”.

Kur ata e bënë njoftimin e tyre javën e kaluar, Çifti Sussex treguan në faqen e tyre të re se ata kishin për qëllim të përdorin shtëpinë “Frogmore Cottage”, të dhuruar nga Mbretëresha dhe të rinovuar me një kosto prej 2.4 milionë dollarësh, si vendbanimi i tyre zyrtar ndërsa ishte në Mbretërinë e Bashkuar”, në mënyrë që familja e tyre të ketë gjithmonë një vend për t’u thirrur shtëpi në Mbretërinë e Bashkuar”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Magazina
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Adelina Ismaili bën thirrje për lejimin e armatimit të femrave: Vini re se asnjë klerik fetar nuk ka dënuar vrasjen e grave në Kosovë

Adelina Ismaili bën thirrje për lejimin e armatimit të femrave: Vini re se asnjë klerik fetar nuk ka dënuar vrasjen e grave në Kosovë

Magazina
Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise

Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise "nuk ekziston" më për vajzën e tij 18-vjeçare

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kalo në kategori