LAJMI I FUNDIT:

“Ishte e gjitha ideja e Meghanit”, Samantha Markle e akuzon motrën e saj për vendimin e daljes nga mbretëria dhe e quan ‘shkelje të rëndë’

“Ishte e gjitha ideja e Meghanit”, Samantha Markle e akuzon motrën e saj për vendimin e daljes nga mbretëria dhe e quan ‘shkelje të rëndë’

Gjysmë-motra Meghan Markle foli gjatë interviste televizive britanike për vendimin e Dukës dhe Dukeshën së Sussex-it për të dalë nga Mbretëria.

Samantha Markle, 55 vjeçe, e cila është vajza e babait të Meghan Markle nga martesa e tij e parë, gjithashtu pretendoi se vendimi i çiftit për të emigruar në Kanada është marrë nga Meghan dhe jo burri i saj, shkruan DailyMail.


Në një intervistë të gjerë për “ITV’s This Morning”, motra e Meghan Markle, e cila jeton në Florida, tha se dorëheqja e tyre ishte një ‘shkelje e rëndë e detyrës’ për Mbretëreshën.

Ajo tha: ‘Princi Harry dhe Meghan kanë mjaft kërkim falje për të bërë. Ne nuk po flasim për adoleshentë, po flasim për të rritur që e dinin se çfarë po bënin dhe çasja e tyre në lidhje me babanë tim ishte tepër e gabuar dhe tronditëse’.

Ajo gjithashtu tha se Meghan fillimisht kishte kënaqur vëmendjen e të qenit dukeshë, duke e akuzuar atë për adoptimin e një “theksi britanik”, por dëshironte një herë që ajo të kritikohej për “shpenzimet” e saj.

Shtëpia e Princit Harry dhe Meghan Markle në Mbretërinë e Bashkuar po mbyllet
Lexo po ashtu Shtëpia e Princit Harry dhe Meghan Markle në Mbretërinë e Bashkuar po mbyllet

Zonja Markle gjithashtu mohoi se kritikat e gjysmë-motrës së saj ishin të lidhura me racizëm, duke e quajtur atë si “një arsyetim që aho e përdor për të shmangur përgjegjshmërinë”.

Dhe ajo tha se padia e Meghan Markle ndaj gazetës Mail On Sunday është ‘qesharake’ – dhe e paralajmëroi atë se ‘e vërteta’ do të dalë nëse ajo çështje do të shkojë në Gjykatën e Lartë.

Babai i Meghanit dhe Samantha Markle, Thomas, i cili jeton në Meksikë, mund të detyrohej të dëshmonte kundër vajzës së tij, Dukeshës në Londër për një kërkesë që ajo solli kundër Gazetës Mail On Sunday, pasi këta të fundit publikuan një letër që ajo i dërgoi babait të saj nga Pallati i Kensington-it.

Meghan Markle padit "Daily Mail" për publikimin e letrës intime që ajo ia dërgoi babait të saj
Lexo po ashtu Meghan Markle padit "Daily Mail" për publikimin e letrës intime që ajo ia dërgoi babait të saj

Në letrën e shkruar babai e porositi vajzën e tij duke thënë se ai nuk mund të vinte në dasmën e saj për shkak të një operacioni urgjent në zemër dhe kishte edhe disa fjalë ndaj Princit Harry – ndërsa ky i fundit në letrën kundërpërgjigjëse e akuzoi zotin Markle se i shkaktoi dëme vajzës së tij dhe nuk e pyeti aspak për gjendjen e tij shëndetësore.

Samantha Markle tha ndërkohë gjatë intervistës se ishte motra e saj nga babai, dhe jo Harry, ajo që do të ketë marrë vendimin përfundimtar për të lënë rolin e tyre si mbretërorë të vijës së parë.

Ajo tha: ‘Nga perceptimi im, unë mendoj se ajo [Meghan] e pëlqeu fillimisht jetën mbretërore, fotografitë e flokëve të saj që fryheshin në erë dhe të buzëqeshurit dhe theksn e mprehtë britanik’.

Meghan Markle fotografohet duke shijuar "lirinë" pas daljes nga Mbretëria, vozit e vetme veturën për në aeroport
Lexo po ashtu Meghan Markle fotografohet duke shijuar "lirinë" pas daljes nga Mbretëria, vozit e vetme veturën për në aeroport

“Por kur shteti publik e kritikoi atë për sjelljen dhe shpenzimet, melodia ndryshoi dhe u bë një gabim pak më shumë i atribuimit, duke shmangur përgjegjshmërinë, duke e rrëshqitur skenarin, dhe është mjaft e dëmshme dhe unë nuk kam parë kurrë ndonjë gjë që ishte natyrë raciste – racizmi është vetëm një arsyetim i Meghanit për të shmangur përgjegjshmërinë”, tha ajo.

Motra e Markle shtoi: “Unë thjesht mendova se ishte një shkelje e rëndë e detyrës ose nder dhe besim që i ishte vendosur asaj”.

Ajo ka thënë që babai i tyre Thomas është gati për një përballje me Dukeshën “në një debat të hapur publik”, ndërkohë që për BBC tha: “Nëse ai është i thirrur, ai do të vijë”.

Kjo deklaratë vjen pasi gazetat që janë të paditura nga Meghan Markle si Mail On Sunday, mund të telefononin zotin Markle, 75 vjeç, si dëshmitar kundër vajzës së tij.

Meghan hodhi në gjyq gazetën në fjalë për publikimin e një letre që ajo i shkroi babait të saj në gusht të vitit 2018, në të cilën e kishte ndëshkuar atë duke i thënë se si baba ia kishte ‘thyer zemrën në një milion copë’.

Samantha Markle ka qenë më parë shumë kritike në intervistat për motrën e saj nga babai, Meghan, përfshirë këtu edhe rastin kur ajo e quajti njëherë atë një ‘alpiniste sociale me një pikë të butë karakteri’.

Ajo jeton në Florida, por duket se edhe pse Meghan dhe Harry do të transferohen në Amerikën e Veriut, nuk ka gjasa që mes motrave nga babai të ketë një ndërmjetësim dhe normalizim të raporteve.

"Ne nuk duam që një tjetër Diana e vdekur në tunel të ndodhë këtu", ekspertët kanadezë shqetësohen për koston e sigurisë së Harryt dhe Meghan Markle
Lexo po ashtu "Ne nuk duam që një tjetër Diana e vdekur në tunel të ndodhë këtu", ekspertët kanadezë shqetësohen për koston e sigurisë së Harryt dhe Meghan Markle

Zonja Markle ka fajësuar më parë Meghanin për gjendjen e vështirë që ia krijoi babait të tyre dhe anëtarëve të tjerë të familjes, e quajti atë “çnjerëzore” dhe “Dukeshën e marrëzive”.

Z. Markle, 75 vjeç, u ka dhënë avokatëve më parë mesazhe të shkëmbyera me Meghanin për Princin Harry, që zbulojnë prishjen e marrëdhënieve midis babait dhe vajzës.

Meghan Markle (Foto: Charles McQuillan/Getty Images/Guliver)

Disa nga mesazhet u detajuan këtë javë në dokumentet mbrojtëse të paraqitura në Gjykatën e Lartë në Londër.

Dokumentet thonë se pasi Z. Markle i dërgoi vajzës së tij mesazh duke thënë se ai nuk mund të vinte në dasmën e saj sepse ai ishte dërguar në spital për operacion urgjente në zemër dhe i tha të mos fluturonte për arsye shëndetësore, ai mori një mesazh që duket se ishte nga Princi Harry .

Mesazhi i Harryt e këshillonte atë, e akuzonte atë për shkaktimin e lëndimit të vajzës së tij dhe nuk e pyeti për shëndetin e tij. Kjo e la zotin Markle ‘thellësisht të lënduar’.

Si kthim, Z. Markle shkroi: “Unë nuk kam bërë asgjë për të lënduar Meghan ose askënd tjetër … Më vjen keq që sulmi në zemër është … çdo shqetësim për ju”.

Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: Chris Jackson/Chris Jackson/Getty Images/Guliver)

Dukesha e Sussex-it filloi aksionin ligjor kundër Gazetave të Associated vitin e kaluar pasi ato publikuan ekstrakte të një letre që ajo i shkruante babait të saj në gusht të vitit 2018.

Meghan, 38 vjeçe, ka akuzuar gazetën Mail On Sunday, e cila botohet në kuadër të tabloidit të famshëm DailyMail, për shkelje të intimitetit të saj, të drejtat e saj për mbrojtjen e të dhënave dhe të drejtat e saj të autorit, kur gazeta botoi ekstraktin e letrës.

Mail On Sunday paraqiti mbrojtjen e saj për çështjen në Gjykatën e Lartë në Londër këtë javë. Gazeta mohoi pretendimet e saj dhe argumentoi se kishte një “interes të madh dhe të ligjshëm publik” në Familjen Mbretërore, përfshirë “marrëdhëniet personale dhe familjare”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Kalo në kategori