LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Tottenhamit ia mbyll derën Realit për Kane

Presidenti i Tottenhamit ia mbyll derën Realit për Kane

Presidenti i Tottenham Hotspur, Daniel Levy ka hedhur poshtë spekulimet që lidhin Harry Kane dhe Dele Alli me disa nga klubet më të mëdha të Evropës, veçanërisht me Real Madridin.

24-vjeçari Kane, i cili shënoi më shumë gola në ligat evropiane në vitin 2017, ka tërhequr interesimin e Real Madridit.


Kjo pasi klubi mbretëror e sheh sulmuesin e fortë anglez si një zëvendësim ideal për të ‘plakurin’ Karim Benzema.

Adidas i ofron ndihmë Realit për të transferuar Kanen
Lexo po ashtu Adidas i ofron ndihmë Realit për të transferuar Kanen

Deri më tani Alli ka pasur një sezon pa vazhdimësi të mirë më 2017/18, por kjo nuk ka ndaluar PSG-në për të transferuar 21-vjeçarin anglez.

Dyshja ‘vrasëse’ Kane-Alli janë shokë të mirë në skuadër dhe kombëtare

Megjithatë, me Tottenhamin që do të zhvendoset në stadiumin e tyre të ri në sezonin e ardhshëm, Levy nuk ka plane për të shitur dy lojtarët kryesorë të klubit.

“Unë jam 100 për qind i sigurt. Çdo lojtar që duam të mbajmë, mund t’ju siguroj se do të luaj për Tottenham Hotspur sezonin e ardhshëm”, ka thënë Levy për Sky Sports News.

Kane: Kam sakrifikuar shumë për t'i mposhtur dy futbollistët më të mirë në botë, Messi dhe CR7
Lexo po ashtu Kane: Kam sakrifikuar shumë për t'i mposhtur dy futbollistët më të mirë në botë, Messi dhe CR7

Ndryshe, ditëve të kaluara është folur për një ofertë gjigante të Realit për Kane, në të cilën përfshihet edhe Gareth Bale si pjesë e marrëveshjes.

Në anën tjetër, çmimi që do të bënte Kane të largohet nga Tottenhami besohet të jetë mbi 200 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori