LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i La Ligas po insiston që UEFA ta ndëshkojë PSG-në

Presidenti i La Ligas po insiston që UEFA ta ndëshkojë PSG-në

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas vazhdon të bëjë luftën e tij kundër Paris Saint-Germain, duke përsëritur publikisht dëshirën për të parë klubin francez të ndëshkuar për mendjelehtësinë e tyre financiare.

Siç raportohet nga Diario AS, PSG bëri një humbje prej 350 milionë euro për sezonin 2021-22, e cila grumbullohet në humbje prej 224 milionë euro nga sezoni i kaluar. Këto humbje janë pa hyrë në kontratën e re për Kylian Mbappen, e cila do t’i kushtojë klubit 630 milionë euro gjatë tre sezoneve të ardhshme.


Duke folur për L’Equipe, Tebas bëri thirrje për “sanksione të menjëhershme”. Kreu i ligës spanjolle, i cili publikoi një letër zyrtare drejtuar UEFA-s në verë pas rinovimit të Mbappe duke kërkuar sanksione, dëshiron që UEFA të godasë më fort PSG-në. UEFA mund të gjobisë PSG-në 65 milionë euro, megjithëse vetëm 55 milionë euro do të pezullohen në rast të një shkeljeje tjetër.

“10 milionë euro për PSG-në dhe presidentin e saj (Nasser Al Khelaïfi) është një kafe”, ka deklaruar Tebas.

Ai gjithashtu akuzoi PSG-në për “thyerjen e ekosistemit të futbollit”.

Sipas Tebas, PSG ka bërë humbje prej një miliard euro gjatë gjashtë apo shtatë sezoneve të fundit, gjë që çekuilibron plotësisht fushën e lojës.

Ndërsa Tebas mund të jetë i saktë në pjesën më të madhe të vlerësimit të tij, shanset që UEFA të ndërmarrë veprime serioze duken të pakta. Nuk duhet të përmendet se Barcelona, ​​Real Madrid dhe Atletico Madrid janë të gjitha borxhe sportive prej rreth një miliard euro.

PSG-ja e gjen veten më afër korridoreve të pushtetit se çdo ekip spanjoll që ndjek edhe projektin e Superligës Ervopiane, andaj mendohet se UEFA për këtë arsye nuk ka shfaqur dorën e hekurt ndaj tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori