LAJMI I FUNDIT:

Me premierën e “Anette” u hap edicioni i 74 i Festivalit të Filmit në Kanë

Me premierën e “Anette” u hap edicioni i 74 i Festivalit të Filmit në Kanë
(Foto: Twitter/Festival de Cannes)

Festivali i Filmit në Kanë hapi dyert me instalimin e tapetit të kuq, për herë të parë në dy vjet, me premierën e planifikuar të “Annette” dhe me ardhjen e të ftuarve të parë – ndërsa kështu filloi zyrtarisht edicioni i 74 i këtij festivali.

Mjuzikli fantastik “Anette” me protagonist Adam Driver dhe Marion Cotillard hapi festivalin, ndërsa në ceremoninë e hapjes ishin prezentë fituesi i Palmës së Artë të vitit të kaluar, Bong Joon Ho (për filmin “Parasite”) dhe Jodie Foster.

Me këtë rast, Foster është nderuar me Palmën e Artë, ndërsa për herë të parë në Kanë kishte shkuar si 13-vjeçare me “Taxi Driver” të Martin Scorsese. Çmimi iu nda aktores nga regjisori spanjoll Pedro Almodovar.


Spike Lee, i cili kryeson jurinë që do të vendosë për çmimet e Palmës së Artë të këtij viti, arriti i veshur me një kapelë të zezë dhe një kostum rozë me syze që përputheshin.

Pjesa më e madhe e bisedës së të martës në Kanë u përqendrua në padrejtësinë dhe mbijetesën. Ndryshe, vizitorët e festivalit të këtij edicioni testohen çdo 48 orë dhe do të mbajnë maska në shfaqje. Ekziston një mungesë relative në promovim, ndërsa Hollywoodi është më pak i pranishëm sesa në vitet e mëparshme.

Krahas Lee dhe Foster, Pedro Almodovar, Marion Cotillard, Helen Mirren, Candice Swanepoel, Jessica Chastain, Bella Hadid dhe shumë të tjerë të famshëm nga bota e filmit dhe skenës parakaluan në tapetin e kuq në hapje. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Kuzhinieri Burak Ozdemir e pyet se cilën këngë turke di, youtuberi amerikan IShowSpeed ia përmend një shqiptare

Kuzhinieri Burak Ozdemir e pyet se cilën këngë turke di, youtuberi amerikan IShowSpeed ia përmend një shqiptare

Magazina
Nisin aludimet - një veprim i Don Xhonit ndaj Loredana Bratit ndez rrjetin

Nisin aludimet - një veprim i Don Xhonit ndaj Loredana Bratit ndez rrjetin

Magazina
Don Xhon sjell këngën e re

Don Xhon sjell këngën e re "Ça tha"

Magazina
Në një Big Brother me Gjestin dhe Drilonin, Diona Fona: Do të fitoja unë

Në një Big Brother me Gjestin dhe Drilonin, Diona Fona: Do të fitoja unë

Magazina
Fifi paralajmëron këngën e re “Zemrën” - pamje romantike nga klipi dhe pranë partnerit pas thashethemeve për krizë

Fifi paralajmëron këngën e re “Zemrën” - pamje romantike nga klipi dhe pranë partnerit pas thashethemeve për krizë

Magazina
Joe Rogan kalon pushimet me familjen në një ishull në Kroaci - jahti që mori me qira kushton 600 mijë euro në javë

Joe Rogan kalon pushimet me familjen në një ishull në Kroaci - jahti që mori me qira kushton 600 mijë euro në javë

Magazina
Kalo në kategori