eksperti-banner

Nuk ka zgjatur shumë gëzimi i Chelseat në ndeshjen kundër Barcelonës.

Blutë kaluan të parët në epërsi me anë të Willian që shënoi një gol të bukur (62'), por katalunasit reaguan shumë shpejt.


Ndërsa goli i barazimit erdhi nga lojtari më i mirë i mysafirëve, Lionel Messi.

Pas një reagimi të shkëlqyer, Andres Iniesta e nxori në rast fantastik argjentinasin, i cili e dërgoi topin në rrjetë (75').

Antonio Conte ka zgjedhur të bëjë lojë defensive duke pritur që të ndëshkojë me kundërsulme, kurse Ernesto Valverde luajti me stilin e zakonshëm të Barcës me posedim të topit.

Kjo është ndeshja e parë e 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Camp Nou. /Telegrafi/

telegrafi sport app