LAJMI I FUNDIT:

Ponte Prizreni e fiton dramën në Prishtinë

Ponte Prizreni e fiton dramën në Prishtinë
(Foto: basketbolli.com)

Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet 101-105 (26:36, 26:20, 29:20, 20:29), në kuadër të javës së 26-të në Five Star Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja nisi e baraspeshuar deri tek rezultati 19:18, kur mysafirët me një seri të suksesshme përmbyllën çerekun e parë në të mirë të tyre 26:36.


Vendasit e nisin më mirë periudhën e dytë, duke afruar shifrat në 40:41, megjithatë, prizrenasit sërish shkëputen në tetë pikë, 40:48, por prishtinasit kundërpërgjigjen sërish për 50:51, ndërsa pjesa e parë përfundon 52-56.

Bardhekaltrit vazhduan me lojë edhe në pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, duke barazuar shifrat e duke kaluar në epërsi në 77:66. Në minutën e fundit, Ponte ngushton shifrat në 81:76, aq sa ishte rezultati pas 30 minutash në semafor. 10 minutat e fundit ishin interesante dhe dramatike.

Përballja ishte me kthesa e barazime në rezultat. Pranë rezultatit 98:95, vetëm një minutë nga fundi, mysafirët hyn në një seri të suksesshme dhe ishin më të përqendruar në fund, duke triumfuar 101:105.
Te vendasit u dallua Nigel Johnson me 28 pikë e 9 asistime, kurse te mysafirët Landon Taliaferro me 28 pikë, Divine Myles me 27 dhe Këame Vaughn me 26 pikë.

Ponte Prizreni është në vendin e parë me 44 pikë, kurse Sigal Prishtina ka 35 pikë, aq sa Vëllaznimi, duke qenë dy skuadrat e fundit në renditje.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori